LIVE UPDATES
Aktualitet

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale online, skema e përhapur masivisht në Lushnje dhe Lezhë...asnjë denoncim në Polici!

Historia nis me transmetimin mes të njohurve që kanë shkarkuar më parë platformën dhe janë regjistruar në të. Personi i interesuar kërkon të investojë para në këto platforma që shfaqen si bursa investimi në kriptovalutë, por në fakt janë faqe pirate që nuk kanë asnjë lidhje me bursat reale.

28 August 2025, 16:41 Nga DOSJA
6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale
Foto

TIRANË- Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për dy platformat TXEX dhe XEUX. Këto dy platforma paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Por për çfarë bëhet fjalë më konkretisht? Burime për ZËRI bëjnë me dije se Policia shqiptare është duke i hetuar këto platforma dhe kanalet e tyre në Telegram dhe rrjete të tjera.

Aktualisht, po të njëjtat burime bëjnë me dije se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para është gati 6 mijë. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë. Si funksionon kjo skemë moderne piramidale? 

Historia nis me transmetimin mes të njohurve që kanë shkarkuar më parë platformën dhe janë regjistruar në të. Personi i interesuar kërkon të investojë para në këto platforma që shfaqen si bursa investimi në kriptovalutë, por në fakt janë faqe pirate që nuk kanë asnjë lidhje me bursat reale. Këto faqe kanë një robot automatik të instaluar i cili më pas kryen investimin për secilin nga abonentët e lojës. 

Por nga mundet që një fermer në Lushnje të bëjë ‘exchange’ ose thyerjen e parave nga lekë në njësinë ‘Ustd’ që përdoret në TXEX dhe XEUX? Për këtë, burimet tona bëjnë me dije se në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i fermerit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë.

Që këtu ka një problem, pasi në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë pikë këmbimi valutore të licensuar për të kryer këtë aktivitet në fushën e kriptomonedhave.

“Tarifa për tu licensuar është shumë e lartë dhe askush nuk merr përsipër që ta paguajë”-tha burimi, duke shtuar se ky aktivitet është një vepër penale për të gjitha pikat e këmbimit valutor që e kryejnë si shërbim për qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë që le të shpjegojmë më tej skemën. Qytetari që ka mbushur portofolin dixhital me “ustd” është i lirë që të nisë investimin në platformë. Për këtë, ai instruktohet në grupet e Telegram, siç mund të shihni në bisedat e mëposhtme që bashkëpunëtori i ZËRI, na ofroi për të kuptuar skemën.

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale

6 mijë qytetarë shqiptarë në kthetrat e firmave piramidale

“Çdo ditë, në të njëjtën orë, përdoruesve iu shkon një mesazh nga roboti i komanduar nga administratorët. Përmbajtja e mesazhit ka vetëm dy fjali ‘shit ose bli’ në orën përkatëse. Përdoruesi duhet të hyjë në të njëjtën orë në platform dhe të kryejë njërën nga komandat. Me të shtypur komandën, blerja ose shitja në bursën fiktive është kryer”-shtoi burimi.

Blerja dhe shitja apo investimi në këto platforma nis nga një minimum prej 800 dollarësh deri në 10 mijë dollarë. Këto janë shifrat që variojnë në TXEX dhe XEUX. Ajo që i bind qytetarët për t’ju bashkuar kësaj skeme piramidale është mënyra sesi ajo është krijuar. Njësoj si të gjitha firmat e tjera piramidale, përfituesit marrin para, përmes të cilave joshen të afërmit e tyre dhe krijohet siguria.

“Më shume me dhimbsen sepse po ja fusin njeri tjetrin. Çuni xhajes çunit të xhajes apo hallës e tezës (super skemë si Sudja). Pra ky që i tërheq vërtet fiton mbrapsh 1k dollar po ama është i nxitur të ftoj 5 të tjer të paktën me një investim 5k që ja dërgon Grupit. Ka sens ekonomik besoj.”-shtoi një tjetër burim për ZËRI-n, person që ka qenë brenda këtyre grupeve dhe e ka parë nga afër sesi ato funksionojnë.

Pra, fitimi i përkohshëm që iu shpërndahet anëtarëve të grupit në fakt është investimi i mëparshëm që kanë bërë kushërinjtë dhe të njohurit e tyre.

A ka arritur skema piramidale në kulmin e saj?

Duket se jo. Kjo është edhe arsyeja përse deri më tani, në Drejtorinë e Krimit Kibernetik, nuk ka shkuar asnjë denoncim zyrtar. Asnjë qytetar deri më tani nuk është paraqitur me pretendimin se është mashtruar nga një platformë.

Burimi ynë nga grupi që po e heton këtë skemë shpjegon: Kjo ndodh sepse skema ende nuk është në fundin e saj. Ajo është akoma duke u përhapur. 6 mijë përdoruesë nuk janë shumë për një skemë. Ideatorët e skemave të tilla zgjedhin ti përhapin, ti bëjnë të besueshme dhe në momentin kur nuk ka më investitorë, ato të plasin. Në Shqipërinë e vitit 1997, ndoshta e keni harruar por firmat piramidale asokohe zgjatën gati 3 vite deri në shpërthimin e katastrofës me humbjet financiare të qytetarëve.

Por ndërkohë diçka ka ndodhur me platformën. Ajo është pezulluar dhe nga komunikimet e fundit në grup mësohet se tashmë përdoruesve iu kërkohen 400 ustd (dollar) për të riaksesuar lojën. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku është hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale.

Kush fshihet pas skemës? Dyshohet se ideatori i kësaj skeme është një shtetas kinez, por deri më tani, për autoritetet shqiptare është tejet e vështirë identifikimi i tij, për shkak të përdorimit të kanaleve në telegram dhe mungesës së gjendshmërisë.

“Në shumë raste, ‘shefi’ i lojës nuk shfaqet. Ai përshëndet herë pas here viktimat duke i intriguar për më shumë. Fundi i kësaj historie dihet”-mbylli burimi shpjegimin e tij. / Marrë nga ZËRI

platforma txex policia serbe dhe policia kosovare mbahe


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin