Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Ai kujton sakrificën e burrave të Postribës, shumë prej të cilëve u vranë, u ekzekutuan, u burgosën apo u internuan, duke theksuar se qëndresa e tyre mbetet pjesë e kujtesës historike.
TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët dhe luftëtarët që u ngritën kundër regjimit komunist më 9 shtator 1946.
Përmes një postimi publik, Berisha e cilëson Postribën si kryengritjen e parë të madhe antikomuniste në Shqipëri dhe një nga aktet më të guximshme të rezistencës ndaj diktaturës në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai kujton sakrificën e burrave të Postribës, shumë prej të cilëve u vranë, u ekzekutuan, u burgosën apo u internuan, duke theksuar se qëndresa e tyre mbetet pjesë e kujtesës historike.
“Postriba është dëshmi e gjallë se liria nuk mund të shuhet me terror dhe se një komb nuk mund të mbahet përgjithmonë i nënshtruar”, shprehet Berisha, ndërsa mbyll mesazhin me homazhin: “Nderim të përjetshëm martirëve dhe luftëtarëve të Kryengritjes së Postribës! Lavdi qëndresës së Postribës!”
Reagimi i plotë:
80-vjetori i Kryengritjes së Postribës!
Të dashur miq,
Sot, 80 vite më parë, në natën e 9 shtatorit 1946, Postriba u ngrit në këmbë në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe Shqipërisë së lirë.
Kryengritja e Postribës ishte kryengritja e parë e madhe antikomuniste në Shqipëri dhe një nga aktet më të guximshme të qëndresës kundër diktaturës komuniste në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Nën udhëheqjen e tribunit të lirisë, Osman Haxhisë, burrat trima të Postribës u ngritën kundër regjimit të terrorit që po vendoste themelet e diktaturës më të egër në historinë e vendit.
Ata luftuan për të çliruar Shkodrën dhe Shqipërinë nga dhuna, terrori dhe shtypja. Shumë prej tyre ranë në përleshje, u ekzekutuan pa gjyq, u burgosën dhe u internuan. Ata paguan çmimin më të lartë për lirinë, por emrat dhe sakrifica e tyre nuk u shuan kurrë.
Sot përkulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para martirëve të Postribës, para familjeve të tyre dhe para të gjithë atyre shqiptarëve që nuk pranuan të jetonin nën diktaturë.
Postriba është dëshmi e gjallë se liria nuk mund të shuhet me terror dhe se një komb nuk mund të mbahet përgjithmonë i nënshtruar. 80 vite më pas, kujtimi i tyre mbetet një thirrje për të mbrojtur demokracinë, shtetin ligjor dhe dinjitetin njerëzor. Nderim të përjetshëm martirëve dhe luftëtarëve të Kryengritjes së Postribës! Lavdi qëndresës së Postribës!/Dosja.al
Sali Berisha SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nj&...
Ilir Meta TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëv...
Foto ilustruse Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimi...
Albulena Haxhiu në Presidencën e Kosovës. Foto arkivi. Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një ...
Albin Kurti KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kons...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli për atë që e konsideron “shpërbërje t&eu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u ndalur te ligji për investimet strategjike dh...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka vijuar me akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke iu referuar edhe një...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se ka në dorë një tjetër dosje të Agjencis&...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike biseda të cilat, sipas tij, lidhen me bizne...