LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

Kjo shënoi fillimin e një tërheqjeje graduale të pranisë së përhershme të trupave të KFOR-it, misionit ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO, i cili është i vendosur në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 për të parandaluar konfliktet.

17 August 2026, 08:39 Nga E. D
Analiza: A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e
Ura mbi lumin Ibër si simbol i lidhjes dhe ndarjes së Mitrovicës mes jugut e veriut

KOSOVË- Ishte një ditë e zakonshme gushti kur karabinierët italianë hoqën tendat e tyre në anën veriore të urës mbi lumin Ibër dhe, për herë të parë pas shumë vitesh, larguan përkohësisht të gjithë pikën e kontrollit të KFOR-it.

Kjo shënoi fillimin e një tërheqjeje graduale të pranisë së përhershme të trupave të KFOR-it, misionit ushtarak ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO, i cili është i vendosur në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 për të parandaluar konfliktet.

Arsyeja e dhënë ishte "përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë", megjithëse trupat mund të rikthehen në terren nëse zhvillimet e ardhshme e kërkojnë këtë. "Pasi procesi të përfundojë, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në gjithë veriun e Kosovës, duke vazhduar të kontribuojë për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet", i tha KFOR-i DW-së.

Ata nuk sqaruan nëse Policia e Kosovës do ta marrë përsipër sigurimin e urës që ndan Mitrovicën e Jugut nga ajo e Veriut, një vend që prej dekadash ka qenë skenë e konflikteve dhe tensioneve ndëretnike.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se ka nisur transferimi i përgjegjësive nga KFOR-i te policia, gjë që duhet të çojë në rihapjen e urës kryesore për qarkullim.

Sa i përket Manastirit të Visokë Deçanit, KFOR-i ishte më konkret: Policia e Kosovës do të integrohet gradualisht në strukturat e sigurisë që mbrojnë manastirin.

Çfarë i parapriu këtij vendimi?

Këto njoftime erdhën pas një sërë incidentesh në veri të Kosovës që shqetësuan serbët lokalë dhe Bashkimin Evropian.

Së fundmi, ndërmarrja publike "Ibër-Lepenci", duke vepruar sipas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit të Kosovës, shembi 17 shtëpi pushimi në pronësi të serbëve lokalë pranë Liqenit të Ujamanit/Gazivodës në komunën e Zubin Potokut gjatë një periudhe njëmujore. Sipas autoriteteve të Kosovës, këto objekte ishin ndërtuar pa leje në tokë të administruar nga kompania, ndaj u kërkua "lirimi i pronës së uzurpuar".

Shumë prej pronarëve pretendojnë se posedojnë dokumentacion që konfirmon të drejtën e tyre për përdorimin e tokës dhe thonë se shtëpitë e tyre u shembën në mënyrë të paligjshme ndërkohë që procedurat gjyqësore ende ishin në zhvillim.

Gjithashtu, së fundmi një banor i një fshati në këtë komunë akuzoi pjesëtarë të Policisë së Kosovës për ushtrim dhune fizike ndaj tij gjatë një kontrolli në shtëpi, të kryer nën dyshimin për posedim armësh. Ai tha se kishte pësuar lëndime që e çuan në spital.

Pse pikërisht tani?

Nuk ka një shpjegim të qartë se pse KFOR-i ka vendosur të reduktojë praninë e tij pikërisht në këtë moment, dhe organizata nuk e sqaroi këtë në përgjigjen për DW-në. Zoran Saviq nga OJQ-ja Aktiv në Mitrovicën e Veriut thotë se nuk është i befasuar. Sipas tij, këto njoftime nuk janë të reja, por as mosbesimi i publikut në veri ndaj Policisë së Kosovës nuk është i ri.

Raportet e organizatave joqeveritare në veri prej vitesh tregojnë një nivel të ulët besimi të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë. Kur kësaj i shtohen edhe ngjarjet e fundit në komunën e Zubin Potokut, sipas Saviqit bëhet e diskutueshme se mbi çfarë baze organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm.

"Në mënyrë objektive, nëse lexoni deklaratat e NATO-s dhe analizoni statistikat e disponueshme, mund të vërehen përmirësime të caktuara. Kjo reflektohet edhe në raportet e policisë. Por nëse pyet njerëzit në rrugë se si ndihen dhe nëse kanë besim te institucionet, veçanërisht te policia, atëherë merrni një pasqyrë tjetër", thekson Saviq.

Nexhmedin Spahiu, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Prishtinë, beson se ky mosbesim është i kuptueshëm, duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur gjatë dhe pas luftës. Megjithatë, ai e vlerëson punën e Policisë së Kosovës në veri si "mjaft të mirë", madje në disa aspekte "më të mirë sesa në pjesë të tjera të Kosovës".

"Për këtë arsye besoj se Policia e Kosovës ka një legjitimitet të caktuar për të ruajtur rendin dhe ligjin, veçanërisht duke pasur parasysh se, pasi serbët u larguan nga policia në veri me kërkesë të përfaqësuesve të tyre politikë, është punuar gradualisht për përmirësimin e përbërjes etnike të forcës policore", shpjegon Spahiu.

Prandaj, ai argumenton se rihapja e urës kryesore në Mitrovicë "nuk do të paraqiste rrezik për sigurinë".

"Mbyllja e urës, pas asaj që ndodhi në Banjskë dhe pasi autoritetet e Kosovës morën kontrollin e veriut, nuk ka më shumë kuptim. Ajo nuk është më një masë sigurie mes dy palëve, pasi praktikisht nuk ekzistojnë më dy palë. Të njëjtat institucione janë të pranishme në të dy brigjet e Ibrit."

Koha e zgjedhur, ose mungesa e saj

Gazetari lokal Andrija Lazarević, themelues i medias Zubin Potok INFO, megjithatë beson se ky nuk është momenti i duhur as për rihapjen e urës dhe as për uljen e numrit të trupave të KFOR-it. Ai thotë se "shumë pretendime për sjellje të dhunshme të policisë ndaj banorëve serbë në vitet e fundit mbeten të pazgjidhura".

"Njerëzit këtu janë të frikësuar. Ata e shohin rihapjen e urës për qarkullim si 'thyerjen e digës', duke mundësuar një hyrje më të madhe të shqiptarëve në veri. Të mos harrojmë se shembja e objekteve në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, i cili ende nuk është zgjidhur ligjërisht, vazhdon; kontrollet nëpër shtëpi kryhen çdo ditë, dhe njerëzit po merren në pyetje në kuadër të hetimeve për krime lufte", thotë Lazareviq, duke shtuar:

"Nuk dua të paragjykoj hetimin për një çështje kaq të ndjeshme, por është e pamundur të mos shtrohet pyetja se si renditja kronologjike e këtyre ngjarjeve nuk krijon përshtypjen e një presioni të vazhdueshëm ndaj një komuniteti."

Menjëherë pas njoftimit të KFOR-it, Lista Serbe shprehu kundërshtimin e saj dhe kërkoi një takim urgjent me komandantin e KFOR-it, takim që u zhvillua shpejt më pas.

Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjes së DW-së, kështu që nuk u bë e ditur pse e kërkoi takimin, duke pasur parasysh se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, ishte informuar për procesin, si dhe çfarë masash synon partia të ndërmarrë, për shembull lidhur me sigurinë e Manastirit të Visokë Deçanit.

Zoran Saviq nga OJQ-ja Aktiv beson se çështje të tilla "nuk mund të ndodhin në mënyrë të njëanshme, pa komunikim me Beogradin zyrtar", prandaj, sipas tij, kjo përbën "një zbatim të qartë të planit franko-gjerman, të cilin presidenti Vuçiqduket se e ka pranuar."

"Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, fakti është se politika që po ndiqet si nga Prishtina ashtu edhe nga përfaqësuesit lokalë serbë ka legjitimitet politik, dhe mendoj se pikërisht ky është thelbi i gjithë kësaj historie", përfundon Saviq./DW

kosovë kfor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin