LIVE UPDATES
Aktualitet

A ishte i lidhur sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve me bisedimet e reja të mundshme bërthamore Biden-Teheran?

Sipas kritikëve të politikës së Shtëpisë së Bardhë për Iranin, administrata Biden po bën përpjekje të mëdha për të siguruar një marrëveshje afatshkurtër me Iranin, që do t'i siguronte të paktën 17 miliardë dollarë regjimit të mullahëve në këmbim të kufizimeve të përkohshme në programin e pretenduar të armëve bërthamore të paligjshme të Teheranit.

26 June 2023, 08:43 Nga m.s
A ishte i lidhur sulmi shqiptar ndaj muxhahedinëve me bisedimet e reja
protesta brenda kampit MEK

TIRANE- Gjigandi mediatik amerikan "Fox News", ka publikuar një artikull ku ngre dyshimin se ndërhyrja e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë, është bërë me qëllim joshjen e Iranit. Sipas "Fox News", qëllimi është që administrata e Joe Biden të arrijë një marrëveshje me Iranin, që ky shtet të ndalojë zhvillimin e programit të tij për armë bërthamore.

Shkrimi i plotë

Bastisja e qeverisë shqiptare në një kamp të drejtuar nga grupi i opozitës iraniane Mujahedin-e-Khalq (MEK), ka çuar në kritika kundër Shtëpisë së Bardhë dhe Shqipërisë për gjoja qetësimin e Republikës Islamike të Iranit – shteti më i madh në botë, sponsorizues i terrorizmit. I pyetur për sulmin e shtetit shqiptar, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i tha "Fox News": "Duke ofruar lehtësim sanksionesh ndaj regjimit iranian, presidenti Biden dhe Rob Malley po braktisin popullin iranian dhe po pasurojnë shtypësit e tij. Regjimi është i përkushtuar që shtypja e popullit të vet duke përhapur terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për të qetësuar dhe negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm", ka thënë Pompeo, i cili vizitoi selinë e MEK vitin e kaluar.

Robert Malley, i cili është i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, shihet nga disa komentues iranian si një diplomat shumë i diskutueshëm, për shkak të përpjekjeve të tij për t'i ofruar regjimit të Iranit koncesione të rëndësishme financiare në mënyrë që të arrihet një marrëveshje bërthamore me Teheranin. Kritikët e cilësojnë qëndrimin e Malley, ndaj politikës së qetësimit të Iranit.

Përfaqësuesit e Kongresit në Senat, kanë shprehur alarmin për bastisjen e dhunshme të qeverisë shqiptare në kampin e MEK-ut.

Senatori Ted Cruz, R-Texas shkroi në Twitter: "Thellësisht i shqetësuar që në të gjithë Evropën – dhe veçanërisht tani, Franca dhe Shqipëria – aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit". Sheila Jackson Lee, gjithashtu dënoi bastisjen në një seri postimesh në Twitter.

Kur u pyet në lidhje me sulmin shqiptar ndaj MEK-ut dhe nëse administrata Biden po e bën të butë regjimin e Iranit për të siguruar një marrëveshje mini-bërthamore me Teheranin, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha për "Fox News": "Ne e kuptojmë se më 20 qershor shteti shqiptar, policia hyri në kompleksin Mujahedin-e-Khalq (MEK) në Durrës, Shqipëri, për të ekzekutuar një urdhër gjykate”.

Zëdhënësi i Shtetit të SHBA shtoi: “Policia e Shtetit Shqiptar na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, duke përfshirë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj".

Cory Mills, i cili është pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për "Fox News: "Është thellësisht shqetësuese që zyrtarët shqiptarë po errësojnë të vërtetën në këtë situatë, duke mohuar praninë e dhunës. Këto pohime vetëm sa i thellojnë përshtypjet se ka pasur keqbërje nga ana e zbatimit të ligjit të përfshirë në këtë bastisje. Unë i bëj thirrje administratës së Biden të vlerësojë këtë situatë, dhe të mos sakrifikojë drejtësinë si rezultat i çdo negociate të prapambetur që po zhvillohet me Iranin".

Ambasada e Shqipërisë në Uashington, ka shkruar: "Ne nuk mund të tolerojmë që territori ynë të përdoret për t'u përfshirë në aktivitete të paligjshme, subversive dhe politike kundër vendeve të tjera, siç dyshohet se ka ndodhur me MEK".

Ambasada shqiptare tha se “spray është përdorur vetëm në një sërë rastesh të kufizuara, për të kontrolluar situatën e paqëndrueshme, por në asnjë moment gjatë operacionit të kërkimit nuk është përdorur forca fizike nga Policia e Shtetit”.

Sipas kritikëve të politikës së Shtëpisë së Bardhë për Iranin, administrata Biden po bën përpjekje të mëdha për të siguruar një marrëveshje afatshkurtër me Iranin, që do t'i siguronte të paktën 17 miliardë dollarë regjimit të mullahëve në këmbim të kufizimeve të përkohshme në programin e pretenduar të armëve bërthamore të paligjshme të Teheranit. 

Kryetari i bashkuar kundër Iranit bërthamor (UANI), ish-senatori Joseph I. Lieberman dhe CEO, ambasadori Mark D. Wallace, thanë të premten: "Shtypi raporton për një 'mirëkuptim' midis Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara mbi çështjen bërthamore. Dosjet janë shqetësuese, sepse rrezikojnë të legjitimojnë pasurimin e tij me pastërtinë 60%, edhe nëse produkti është i pakësuar, gjë që nuk ka asnjë justifikim të besueshëm civil".

Lieberman dhe Wallace shtuan: "Kjo përfaqëson një kolaps të pozicionit ndërkombëtar negociues për programin bërthamor të Iranit, i cili u shndërrua nga pasurimi zero para 2013 në tolerimin e tanishëm të pasurimit 60% në 2023. Mungesa e ndonjë pasoje për të penguar përshkallëzimin bërthamor të Iranit, është një justifikim i Strategjisë së udhëheqësit suprem të regjimit iranian Ali Khamenei dhe një aktakuzë e jona".

Ish-sekretarët amerikanë të shtetit, John Kerry dhe Hillary Clinton, luajtën një rol kyç në zhvendosjen e iranianëve nga Iraku në Shqipëri.

Ali Safavi, një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, anëtari kryesor i të cilit është MEK, tha për "Fox News": Ne e kemi parë këtë film më parë, një spektakël me skenar të dobët dhe të prodhuar me çmim të ulët. Ai paraqet përpjekjet e përsëritura dhe të dështuara të Foggy Bottom për të qetësuar regjimin mesjetar të mullahëve. Nga skandali Iran-contra i vitit 1985, në një raport të shtrembëruar në 1994, te gjestet e gabuara të vullnetit të mirë në vitin 1997 dhe të keqkuptuara quid-pro-quo që përfshin MEK para luftës në Irak në 2003, rrëfimi i Departamentit të Shtetit mbetet në mënyrë të parashikueshme dhe tragjikisht i njëjtë: fyerja e padrejtë e Muxhahedin-e Khalq për të qetësuar tiranët vrasës që sundojnë Iranin".

Ai shtoi: "Këto lëshime të kota dhe të pandërgjegjshme nuk kanë dhënë asnjë rezultat, dhe nuk do ta bëjnë këtë tani ose në të ardhmen. Legjitimiteti i MEK-ut nuk buron nga shpalljet abuzive të Departamentit të Shtetit, por është i ankoruar thellë në gjashtë dekadat e tij të palëkundura. Lufta e gjatë dhe pagesa e rëndë që ka paguar në kërkimin e lirisë në Iran”.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se "vazhdon të ketë shqetësime serioze për MEK-un si një organizatë, duke përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të vetë". Departamenti i Shtetit shtoi se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron MEK-un "një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian".

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë (2005-2013) i cili aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, tha për "Fox News" se nuk kishte "asnjë dyshim" se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian.

“Kam kërkuar në Kuvend që Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, të japë dorëheqjen sepse u vra një njeri dhe u plagosën 100 persona”, tha Berisha, i cili ka shërbyer edhe si president i vendit në vitet ’90.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e sanksionoi Berishën në vitin 2021, për shkak të supozimit të "përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm". Blinken e ka ndaluar hyrjen e ish-kryeministrit në SHBA. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion, dhe ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga investitori i diskutueshëm miliarder, George Soros dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

Ish-kongresmeni Lee Zeldin, akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës, sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal. Irani festoi bastisjen e Shqipërisë në kampin e MEK. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Tasnim, “Ajo që ndodhi në Shqipëri ishte në fakt rezultat i fuqisë së diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit dhe një koleksion veprimesh nga institucione të ndryshme”.

Tasnim është i lidhur me organizatën terroriste të sanksionuar nga SHBA, Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Organizata e lajmeve, "Kayhan", e cila është zëdhënësi i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, tha: "Ngjarjet e së martës në Francë dhe Shqipëri duhet të shihen qartë si aftësia shembullore e Republikës Islamike dhe dëshpërimi i Perëndimit në përpjekjet e saj 44-vjeçare për t'u përballur me Iranin".

biden fox news

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin