Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 26 qershor 2023
Titujt kryesorë të portaleve në vend
26 June 2023, 08:32Nga m.s
faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portalet në vend. "Dosja" hapet me zhvillimet e reja të ngjarjes së mbrëmshme në Gjakovë, ku u vranë dy vëllezër. Mësohet se autori është arrestuar pas disa orësh. “Panorama” ka lajmin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i saporizgjedhur i Kukësit, sot do të dalë para Gjykatës së Posaçme.
Sakaq, Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është shkrimi në "BalkanWeb”.
"Prokurime publike anti-vjedhje! Oferta dhe fituesi shpallen online”, është tituli që përmban “Top Channel”. “Lapsi” ka një shkrim të gjigandit mediatik amerikan, "Fox News", i cili publikoi një artikull ku ngre dyshimin se ndërhyrja e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë, është bërë me qëllim joshjen e Iranit.
"Pas tentativës për puç nga grupi i milicisë Wagner dhe largimit të tyre nga Rusia, ende është mister se ku ndodhet udhëheqësi i tyre, Prigozhin", shkruan “Shqiptarja”.
Nikoll Sherrniku
TIRANE- Nikoll Sherrniku, njeriu i cili konsiderohet nga policia kriminale si shoferi i Ervis Martinaj, kërkon nga Gjykata e Apelit r...