LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Pikërisht për të sqaruar se çfarë ngjan kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, tani ish-presidentja Vjosa Osmani kishte dërguar kërkesë në Kushtetuese në korrikun e 2025-tës.

13 August 2026, 19:07 Nga E. D

Analiza: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin

KOSOVË- Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2025, adresa për rrugëdalje ishte Gjykata Kushtetuese. Për vetëm tetë muaj, kjo gjykatë nxori katër aktgjykime rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me sqarime edhe për mënyrën se si duhej të zhvillohej seanca me vetëm katër pika të rendit të ditës.

Një situatë e ngjashme po përsëritet edhe sivjet, por a mund të japë zgjidhje Kushtetuesja edhe këtë herë? Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025. Aty, Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.

Pikërisht për të sqaruar se çfarë ngjan kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, tani ish-presidentja Vjosa Osmani kishte dërguar kërkesë në Kushtetuese në korrikun e 2025-tës. Mirëpo, ajo e kishte tërhequr atë pas disa ditësh, pasi Radomir Llaban, të cilin e cilësonte “rrezik për sigurinë kombëtare”, ishte caktuar gjyqtar raportues në këtë lëndë.

Në njoftimin për media të asaj kohe, Kushtetuesja kishte thënë se “është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”, të cilat Gjykata i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

Kjo gjykatë nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë nëse e ka ende në shqyrtim këtë rast, apo nëse ai është mbyllur. Megjithatë, rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese parasheh që shqyrtimi i një kërkese mund të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes nga palët, “kur këtë e kërkon interesi publik dhe/ose respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë”.

A mund ta zgjidhë situatën një aktgjykim për kërkesën e Osmanit?

Flamur Hyseni, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk pret që një sqarim i radhës nga Gjykata do ta zgjidhte ngërçin nëse mungon vullneti politik. Sipas tij, bllokadat politike nuk duhet të zgjidhen duke e zhvendosur përgjegjësinë nga 120 deputetët te Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata mund të përcaktojë kufijtë kushtetues, por nuk mund ta zëvendësojë procesin politik”, shprehet Hyseni.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të japë një zgjidhje, përveçse t’ua rikujtojë deputetëve rolin dhe pozitën që mbajnë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund as të caktojë obligime, apo të marrë vendime për ta shpërndarë Kuvendin nëse nuk është konstituuar brenda 30 ditëve, nëse kjo nuk parashihet në Kushtetutë”, pohon Miftaraj.

Hyseni sqaron se problemi qëndron te fakti se Kushtetuta nuk parasheh pasojë juridike kur tejkalohet afati 30-ditor për konstituimin. Edhe ai vlerëson se Gjykata nuk mund të shkruajë një normë të re kushtetuese për ta zgjidhur situatën aktuale.

“Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, por nuk mund të krijojë përmes interpretimit një pasojë kushtetuese që teksti nuk e përmban”, thotë Hyseni.

Miftaraj thotë se nuk mund të pritet një vendim arbitrar që u tregon deputetëve si të veprojnë, pasi, sipas tij, Kushtetuesja nuk mund të tejkalojë kompetencat e veta.

“Vetëm nëse vendos të hartojë një nen të ri në Kushtetutën e Kosovës, përmes aktgjykimit, por që do të dilte në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare”, shprehet ai.

Çfarë thonë partitë për 30-ditëshin?

LVV-ja, parti fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit - që u shpallën pasi partitë nuk arritën konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit - ka kërkuar kohë për konsultime me subjektet tjera, veçanërisht për çështjen e kreut të shtetit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha të mërkurën se, nga këndvështrimi i LVV-së, deputetët kanë kohë për konstituimin e Kuvendit deri më 6 shtator, duke llogaritur 30-ditëshin nga nisja e seancës më 6 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që konstituimi i Kuvendit të mos vonojë, duke argumentuar se obligimi kushtetues vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të afatit 30-ditor. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e vetmja e cila ka pranuar të bisedojë me LVV-në për një marrëveshje eventuale, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese.

Njësoj, edhe Aleanca ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke fajësuar LVV-në për bllokim. Me gjithë kritikat për shkelje kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, asnjëra nga partitë nuk ka çuar kërkesë për këtë çështje në Gjykatë.

Por, 14 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Kushtetueses më 12 gusht, duke kërkuar që të ndërmarrë veprime lidhur me zbatimin e aktgjykimit që përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një situatë ku Kushtetuesja mund të përcaktojë kufijtë, por jo të zëvendësojë vullnetin politik, mbetet të shihet nëse zgjidhja do të vijë nga Gjykata apo nga marrëveshja mes partive./REL

gjykata kushtetuese ngërçin në kuvendin e kosoves

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin