13 August 2026, 15:41
Nga E. D
pamje nga qyqi
AUSTRI- Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Austri për grabitjen e 1.5 milionë eurove. Sipas mediave të huaja, dy prej të dënuarve janë me origjinë nga Kosova. Mësohet se njëri prej tyre, 58 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për dy tentativa vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, dy shqiptarët nga Kosova janë dënuar me nga katër vite burg, vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë.
Si ndodhi grabitja
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, në banesën e një çifti në Amstetten. Autorët kishin shkuar atje me bindjen se në shtëpi ndodheshin paratë, por shuma nuk ishte aty. Në banesë ndodhej një e moshuar, fakt ky që i befasoi grabitësit.
Pavarësisht kësaj, ata vijuan planin. Njëri prej tyre mbajti nën kontroll gruan, ndërsa dy të tjerët kontrolluan banesën për të gjetur paratë dhe sende me vlerë. Plani i grabitjes u ndërpre nga zilja e derës, pasi në banesë mbërritën dy policë.
Njëri prej autorëve u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivët. Ai pretendoi se kishte qëlluar vetëm në ajër, por gjurmët e barutit dhe një vrimë plumbi në një pemë treguan, se arma ishte drejtuar në drejtim të policëve.
58-vjeçari u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin ndërsa i treti arriti të largohej. Por, policia e arrestoi atë pas tri ditësh. Gjatë arrestimit, në çantën sportive të tij policia gjeti radio komunikimi, shirit ngjitës dhe targa automjetesh.
Prokuroria i konsideroi këto sende si dëshmi se grabitja ishte planifikuar me kujdes. Sipas akuzës, shiriti ngjitës mund të përdorej për të lidhur personat që do të ndodheshin në banesë.
Gjatë seancave gjyqësore, të tre të pandehurit pranuan akuzat për grabitje. Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se klientët e tyre nuk kishin pasur qëllim të ushtronin dhunë ndaj pensionistes. Sipas mbrojtjes, pistoleta që kishte me vete njëri prej tyre nuk ishte e mbushur dhe grabitësit u larguan duarbosh, pasi nuk arritën të merrnin paratë.
Gjatë grabitjes, pensionistja ishte kërcënuar me një levë hekuri dhe lidhëse plastike. Pas ngjarjes, ajo ka vuajtur pasoja të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin e stresit post-traumatik. Si pasojë, gjykata vendosi t’i akordojë pronares së banesës 7,050 euro dëmshpërblim.
Ndërsa, dy policët ndaj të cilëve ishte qëlluar do të marrin nga 5,000 euro secili për pasojat dhe ngarkesën psikologjike të shkaktuar nga incidenti. Po ashtu, për pagesën e dëmshpërblimeve do të përdoren edhe paratë e sekuestruara nga tre shqiptarët, në shumën totale prej 8,500 eurosh./Dosja.al
austri grabitje shqiperi
Aktualitet
13 August 2026, 15:09
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Interpol Tirana së bashku me homologët ndërkombëtarë kanë bërë të mundur finalizi...
Aktualitet
13 August 2026, 15:09
E. D
TIRANË- Reshjet e shiut kanë sjellë “frymëmarrje” në disa zona të Tiranës, ku vatrat e zjarrit ishin ende aktiv...
Aktualitet
13 August 2026, 14:35
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Një vatër e fuqishme zjarri që ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Priskë e Mad...
Aktualitet
13 August 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka zbardhur rrethanat e konfliktit ndërmjet disa personave, i cili ndodhi më 11 gusht, në rrugë...
Aktualitet
13 August 2026, 14:12
D.S
pamje nga aksidenti
VLORË- Një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës, d...
Aktualitet
13 August 2026, 13:59
E.d
Policia në vendngjarje
POLIÇAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ...
Aktualitet
13 August 2026, 13:48
E.d
Pamje
ELBASAN- Një zjarr i madh pyjor ka rënë në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Ba...
Aktualitet
13 August 2026, 13:41
D.S
SPANJË- Oficerët e Gardës Civile spanjolle kanë shkatërruar një organizatë kriminale me shqiptarë dhe gjeor...
Aktualitet
13 August 2026, 13:08
D.S
Skënder Haluci
VLORË- Ka ndërruar jetë sot, në moshën 64-vjeçare, ish-kryetari i Gjykatës së Vlorë...
Aktualitet
13 August 2026, 12:45
E.d
Pamje
TIRANA- Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve ...