Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në kërkesën e tyre, punonjësit theksojnë se nuk ka një bazë ligjore që justifikon pezullimin apo bllokimin e pagave të administratës gjyqësore.
TIRANË- Punonjësit e administratës së Gjykatës së Tiranës i kanë drejtuar një kërkesë Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar që çështja e pagave të trajtohet veçmas nga ajo e magjistratëve.
Në kërkesën e tyre, punonjësit theksojnë se nuk ka një bazë ligjore që justifikon pezullimin apo bllokimin e pagave të administratës gjyqësore. Ata theksojnë se kanë vijuar rregullisht punën dhe kanë përmbushur të gjitha detyrat e përcaktuara me ligj. Administrata kërkon që pagat të procedohen dhe të paguhen menjëherë, duke thënë se punonjësit nuk janë pjesë e debatit institucional që lidhet me pagat dhe mënyrën e përllogaritjes së pagave të magjistratëve.
Njëkohësisht, kërkohet edhe një ndarje e çështjes së pagave të administratës gjyqësore nga ajo e magjistratëve, si dhe informacion mbi masat konkrete dhe afatin brenda të cilit pritet të realizohet pagesa. Punonjësit shprehen se nuk është e drejtë që një kategori që nuk është palë në konfliktin institucional të përballet me pasojat financiare të tij. KLGJ ka deklaruar se pagat e administratës gjyqësore dhe personelit mbështetës nuk preken nga vendimet që lidhen me pagat e magjistratëve.
“Për më tepër, është e pajustifikueshme që një kategori punonjësish, e cila nuk është shkaktare, palë apo subjekt i konfliktit institucional për pagat, të përballojë pasojat e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të rëndë financiare.
Në thelb, administrata gjyqësore po vendoset në pozitën e një pale që detyrohet të mbajë barrën financiare të një konflikti që nuk i përket. Kjo situatë është jo vetëm e padrejtë, por prek drejtpërdrejt të drejtën e punonjësve për t’u paguar për punën e kryer dhe krijon pasiguri të papranueshme për të ardhurat e tyre dhe të familjeve të tyre.
Paga për punën e kryer nuk është një përfitim diskrecional dhe as një mundësi që mund të kushtëzohet nga zgjidhja e çështjeve të tjera institucionale. Ajo përbën detyrim që rrjedh nga marrëdhënia e punës dhe si e tille duhet respektuar sipas ligjit që rregullon këtë marrëdhënie.
Për këtë arsye, konsiderojmë se çdo pengesë në procedimin e pagave të administratës gjyqësore, e cila lidhet me ngërçin e krijuar për pagat e magjistratëve, është e pajustifikuar dhe nuk mund të përdoret si bazë për të pezulluar pagesën e punonjësve të administratës gjyqësore.
Theksojmë gjithashtu se kjo situatë nuk mund të vijojë pa afat. Administrata gjyqësore ka detyrimin të përmbushë funksionet e saj, por edhe institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të garantojnë kushtet financiare minimale që mundësojnë vijimin normal të marrëdhënies së punës.
Mospagimi i vazhdueshëm po krijon një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale për punonjësit e administratës gjyqësore, të cilët, pavarësisht mosmarrjes së pagës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të përmbushin detyrat e tyre”, sqarohet më tej.
“Në kushtet që në listë pagesën dërguar nga Institucioni Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, keni identifikuar zërat që kanë problem, (pagat e magjistratëve) kërkojmë që Ministria e Financave të ndërhyjë dhe të marrë menjëherë masat e nevojshme për zhbllokimin dhe procedimin e pagave të administratës gjyqësore, pa e kushtëzuar këtë çështje me zgjidhjen e debatit apo ngërçit institucional që lidhet me pagat e magjistratëve.
Kërkojmë që kjo situatë të zgjidhet brenda një afati sa më të shkurtër dhe të arsyeshëm, duke garantuar pagesën e plotë të pagave të prapambetura dhe vijimin normal të pagesave në përputhje me detyrimet ligjore.
Në të kundërt, nëse mosprocedimi i pagave do të vijojë pa një zgjidhje konkrete dhe pa një afat të përcaktuar, administrata gjyqësore, duke vlerësuar rëndimin e situatës dhe pamundësinë për të përballuar më tej pasojat financiare të kësaj gjendjeje, do të detyrohet të marrë në konsideratë dhe të ndërmarrë masat e nevojshme institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave të saj, deri edhe në mosparaqitjen në vendin e punës, në kushtet kur detyrimi i punonjësve për të vijuar punën nuk mund të ndahet nga detyrimi i institucionit përkatës për të përmbushur detyrimin themelor të pagesës për punën e kryer.
Ky qëndrim nuk synon të cenojë funksionimin e gjykatës apo të drejtësisë, por përkundrazi synon të kërkojë rivendosjen e normalitetit dhe respektimin e të drejtave të administratës gjyqësore, e cila nuk mund të mbetet peng i një konflikti që nuk i përket dhe nga i cili po pëson pasoja të drejtpërdrejta financiare”, thuhet në shkresë./Dosja.al
pamjet nga vendi i ngjarjes ITALI- Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm br...
foto ilustruese TIRANË- Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës është ekstraduar sot nga Italia. Ekstadimi i t...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërimpër konsumatorët pas një njoftimi të mb&e...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta franceze Le Figaro i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qe...
Është ora 23:00 e mbrëmjes së hënë, por qindra njerëz u mblodhën sërish përpara Kryeministrisë pas kat&...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e siguri...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta amerikane Los Angeles Times i ka kushtuar vëmendje protestave të zhvilluara në T...
pamjet TIRANË- Policia ka shoqëruar katër persona lidhur me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në karbur...
pamjet nga sherri TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikol...
Kur flitet për investime në pasuri të paluajtshme, vëmendja përqendrohet kryesisht te vendndodhja, cilësia e zhvillimit, facilit...