LIVE UPDATES
Aktualitet

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

Mësuesi i caktuar si shoqërues i grupit të nxënësve, Altin Lika, që jep lëndën e Edukimit Fizik në shkollë, i tha BIRN-it se ai ishte caktuar nga stafi drejtues që t’i lajmëronte dhe t’i shoqëronte nxënësit e përzgjedhur nga drejtoria e shkollës.

11 July 2026, 09:55 Nga E. D
Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria
Kaney West

TIRANË- Të paktën 14 nxënës të shkollës së mesme Petro Nini Luarasi në kryeqytet e gjetën veten të mërkurën të përfshirë në një grup Watsapp-i të emërtuar “Kaney West” të hapur nga një mësues i shkollës në të cilin u publikua një listë me emrat e tyre në të.

Në listën e dërguar në grup janë emrat e nxënësve, bashkë me të dhënat e ID-ve të tyre, si dhe oferta për të marrë pjesë falas në “aktivitetin e Kanye West në Tiranë”.

Mësuesi i caktuar si shoqërues i grupit të nxënësve, Altin Lika, që jep lëndën e Edukimit Fizik në shkollë, i tha BIRN-it se ai ishte caktuar nga stafi drejtues që t’i lajmëronte dhe t’i shoqëronte nxënësit e përzgjedhur nga drejtoria e shkollës.

“Mesa di unë janë zgjedhur në bazë të kontributeve, nxënës të shkëlqyer apo talente”, tha ai ndërsa shtoi se “as nuk e di sa nxënës do të marrin pjesë, pasi një pjesë e tyre janë me pushime”.

Kjo nuk është e vetmja shkollë ku nxënësit janë mobiluzar nëpërmjet një mekanizmi të paqartë ligjor, për të mbushur shkallaret e koncertit të reperit kontrovers amerikan, i cili është promovuar me bujë dhe para publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe.

BIRN mësoi se e njëjta metodë mobilizimi për sigurimin e pjesëmarrjes në koncert po përdorej nga të gjitha shkollat në kryeqytet, si pjesë e një angazhimi më të gjerë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të siguruar dhjetëra mijëra pjesëmarrës falas në stadiumin me kapacitet 60 mijë vendesh.

Përveç shkollave të kryeqytetit BIRN mësoi se listat me ftesa për pjesëmarrje në këtë koncert po shpërndahen edhe në administratën publike.

Drejtoresha e shkollës Petro Nini Luarsi, Elsa Lici nuk ishte e arritshme për koment se në bazë të çfarë udhëzimi dhe kriteresh e kishte ndërmarrë shkolla këtë iniciativë.

Ndërkohë,  në një përgjigje për BIRN, Ministria e Arsimit tha se shpërndarja e ftesave u bë në kuadër të një nisme ndërinstitucionale me Ministrinë e Kulturës dhe ajo e Mirëqënies Sociale, ku një numër i kufizuar ftesash iu vu në dispozicion institucioneve për t’u shpërndarë, sipas kritereve të tyre, nxënësve e studentëve me rezultate të larta, të rinjve në programe sociale ose zhvillimi dhe grupeve me mundësi të kufizuara ekonomike.

“Kjo nismë synon të mbështesë aksesin në aktivitete kulturore dhe artistike për grupe që, për shkak të kushteve ekonomike ose sociale, kanë më pak mundësi për të marrë pjesë në ngjarje të tilla, si edhe të vlerësojë angazhimin dhe arritjet e të rinjve,” tha Ministria e Arsimit.

‘Ai është nje neonazi’

 Edhe pse Qeveria shqiptare e kishte konsideruar si një event privat dhe kishte deklaruar se nuk do të jepte asnjë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, ajo vendosi krejt papritur më 6 korrik që të përdorë fondin e emergjencave për akorduar 400 milionë lekë për organizatorët e tij për të kompensuar humbjet nga mosshitja e biletave.

I justifikuar si një vendim për të mos rrezikuar anulimin e koncertit, vetë Kryeministri Rama tha të mërkurën se vendimi u mor “për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat”.

Ashtu si Ministria e Arsimit edhe Këshilli i Ministrave pranoi se pjesëmarrja falas në koncert e nxënësve dhe grupimeve të tjera është pjesë e një angazhimi ndërinstitucional dhe se po mundësohet falë kësaj mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.

“Qeveria e konsideron një event të rëndesishëm për turizmin dhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në këto kushte kur janë shitur gjysmat e biletave me blerës nga gjithë bota, nuk mund të rrezikojmë anullimin dhe në një moment të fundit është dashur impenjimi edhe i qeverisë për t’a bërë të mundur realizimin e eventit”, tha për BIRN zyra për mediat e kryeministrit Edi Rama.

Prej muajsh institucionet shqiptare dhe krerët e tyre janë angazhuar në promovimin e këtij koncerti duke bërë thirrje në rrjetet e tyre sociale për blerje biletash.

Artisti amerikan Kanye West I njohur dhe si ‘YE’, shihet si një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare dhe disa prej koncerteve të tij në Europë janë anuluar pas bojkotit të gjërë dhe kritikave që lidhen me deklarata publike me përmbajtje antisemite, përdorimin e simboleve naziste dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes.

Disa nxënës maturantë të gjimnazve në Tiranë, të cilëve BIRN vendosi t’u ruajë anonimatin, pranuan se nuk do të merrnin pjesë në këtë event pavarësisht se mund të siguronin lehtësisht një ftesë falas për shkak të qëndrimeve publike që ky artist ka mbajtur.

“Ai është nje neonazi, a e di këtë?” u përgjigj një nxënës, kur u pyet nës do ta ndiqte koncertin e West.

Një mësuese e shkollës Petro Nini Luarasi, e cila foli për nën kushtet e anomimatit tha se e shihte me shqetësim pjesëmarrjen e nxënëse në një event të tillë, ndërsa shtoi se ajo vetë “do të këshillonte nxënësit vetëm për evente që lidhen direkt me shkollën”.

West i ka mohuar kritikat se është antisemit, ndërsa ka kërkuar falje për deklaratat e tij të mëparshme antisemite. Në një letër të hapur të publikuar në janar 2026, reperi deklaroi se nuk ishte “nazist apo antisemit” dhe se i donte hebrenjtë, duke u shprehur njëkohësisht “thellësisht i turpëruar” për veprimet e tij dhe duke marrë përgjegjësi për gjuhën fyese të përdorur në të kaluarën.

Koncert privat, organizim shtetëror

Për aktivistë të shoqërisë civile që punojnë për përmirësimin e arsimit, angazhimi i shkollave në shpërndarjen e biletave për një koncert privat përbën një keqpërdorim të sistemit arsimor dhe të burimeve publike.

Kolindo Verdha, nga organizata Qëndresa Qytetare, e cilësoi problematik si financimin e koncertit me 4 milionë euro nga Fondi i Emergjencave, ashtu edhe përfshirjen e institucioneve publike për të rritur pjesëmarrjen në aktivitet.

“Edhe më shqetësuese është se qeveria po përdor institucionet publike për të promovuar një aktivitet privat me qëllim fitimi, duke shpërndarë bileta përmes shkollave,” tha Verdha për BIRN.

Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës nuk duhet të funksionojnë si “agjenci koncertesh”, ndërsa mësuesit nuk mund të shndërrohen në instrumente marketingu për organizatorët privatë. Verdha argumentoi se rasti tregon se fondet publike mobilizohen shpejt kur ka vullnet politik, ndërkohë që arsimi vazhdon të përballet me mungesa infrastrukturore, klasa kolektive, braktisje shkollore dhe mbështetje të pamjaftueshme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Në të njëjtën linjë, Ermelinda Hoxhaj nga Komuniteti i Prindërve për Arsim Cilësor e quajti të papranueshme përdorimin e shkollave për të mbushur stadiumin me nxënës, ndërsa ngriti shqetësime edhe për profilin publik të artistit Kanye West.

“Dërgimi i nxënësve në një event të tillë në formë detyruese është një keqpërdorim i sistemit arsimor si mjet për të mbushur stadiumin,” tha Hoxhaj.

Ajo tha se shumë prindër kanë shprehur rezerva si për deklaratat e diskutueshme të artistit, ashtu edhe për mundësinë që imazhi i fëmijëve të përdoret në një aktivitet që zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, mes protestave antiqeveritare.

Hoxhaj argumentoi se fondet publike do të kishin ndikim më të madh nëse do të investoheshin në psikologë dhe oficerë sigurie në shkolla, terrene sportive ose bursa për nxënësit me rezultate të larta.

“Nëse mbështet me bursa meritash nxënës të talentuar në shkencë, art apo sport, krijon një ndikim afatgjatë në zhvillimin e arsimit. Financimi i një koncerti ka efekt kalimtar dhe nuk sjell asnjë përfitim për sistemin arsimor,” tha ajo.

Një mësues shoqërues i nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga ana tjetër, tha për BIRN se nuk shihte problem te figura e artistit apo muzika e tij, për sa kohë pjesëmarrja e nxënësve bëhej me miratimin e prindërve.

Edhe qeveria shqiptare ishte e pashqetësuar për kritikat ndaj YE, për aq kohë sa ai ka famë ndërkombëtare.

“Sepse ne nuk gjykojmë artistët, të gjithë kanë kontraversionet e tyre, për qeverinë Kanye West është një artist ndërkombëtar”, tha zyra për mediat e Kryeministrit./BIRN

kaney west

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin