LIVE UPDATES
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Air Transat, e vlerësuar si "Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë" nga Skytrax World Airline Awards, është partneri më i ri i TIA-s dhe do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026.

19 June 2026, 18:53 Nga DOSJA

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada. Kjo linjë e re shënon një arritje historike për industrinë e aviacionit në Shqipëri, duke qenë fluturimi i parë transoqeanik në historinë e vendit.

Avioni Airbus A330-200, i nisur nga Toronto, u ul në TIA në orën 13:30, ku u prit në një ceremoni të veçantë nga Ministri i Energjisë dhe Transportit, z.Enea Karakaçi, si dhe nga drejtues të lartë të Kastrati Group dhe TIA-s. Në orën 16:00 u nis fluturimi i parë nga Tirana drejt Torontos, duke hapur rrugën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

Air Transat, e vlerësuar si "Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë" nga Skytrax World Airline Awards, është partneri më i ri i TIA-s dhe do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026.

Avioni i kësaj linje është i dedikuar për fluturime të gjata dhe garanton një udhëtim të rehatshëm, me shërbim sipas standardeve më të larta. Nisja e këtij bashkëpunimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e hartës së destinacioneve direkte të TIA-s dhe në përmirësimin e lidhjeve ajrore mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

Vendosja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë ka një ndikim që shkon përtej kufijve të Shqipërisë; ajo do të shërbejë si portë lidhëse me Amerikën e Veriut për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Falë investimit të vazhdueshëm të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është transformuar në aeroportin më të frekuentuar të rajonit dhe tashmë përmbush standardet e aviacionit modern për fluturime ndërkontinentale.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", e cilësoi vendosjen e linjës direkte të Air Transat mes Torontos dhe Tiranës si një moment përcaktues për lidhjet ajrore të Shqipërisë, - Ky fluturim i parë ndërkontinental nga TIA hap një portë strategjike drejt Atlantikut të Veriut, duke e afruar Shqipërinë me një nga komunitetet e saj më të rëndësishme të diasporës dhe duke krijuar mundësi të reja për turizmin, tregtinë dhe investimet.

Kjo linjë e re pasqyron rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë dhe besimin që partnerët tanë globalë kanë ndaj tregut shqiptar. Jemi krenarë për partneritetin me Air Transat në këtë linjë historike dhe presim me optimizëm suksesin e saj," – tha z. Farabbi.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

"Si e vetmja kompani ajrore që ofron një fluturim pa ndalesë mes Amerikës së Veriut dhe Tiranës, jemi jashtëzakonisht krenarë që sjellim shërbimin tonë në këtë linjë unike," – deklaroi z.Howard Liebman, zv. President per Marrëdhëniet Qeveritare në Air Transat. Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës, duke kombinuar çmime konkurruese me bukurinë natyrore, trashëgiminë e pasur kulturore dhe përvojat autentike. Kjo linjë forcon praninë tonë në një treg me potencial të lartë dhe pasqyron strategjinë tonë për zhvillimin e linjave me vlerë të shtuar që përmirësojnë lidhjet dhe forcojnë rrjetin tonë transatlantik," u shpreh z. Liebman.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama u shpreh se të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme, - Aeroporti i Tiranës prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjafton shifra e ndryshuar e shtatë a nëntë viteve, nga 2016-a në 2025-ën, për të kuptuar se çfarë rritjeje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.

Në 2016-n, kur filloi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit dhe modernizimin e aviacionit tonë civil, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vite më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë, një shifër që ne parashohim të kalojë 100 mijët në fund të kësaj dekade dhe në fillim të dekadës tjetër.

Ashtu si, nga ana tjetër, nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por është edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Aeroporti i Tiranës është një ndër aeroportet e para në Evropë që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të check-in-it dhe të check-out-it. Ndërkohë, së shpejti, po këtu, ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe të modernizimit të mëtejshëm të tij: kapitullin e portave dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli, nëse je shqiptar dhe nëse ke një pasaportë biometrike shqiptare, - tha z. Rama.

“Më 30 maj, në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza", u regjistrua dita me numrin më të lartë të pasagjerëve në histori, me 51,420 pasagjerë në vetëm një ditë, - deklaroi Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ky rekord pasqyron rritjen e kërkesës për Shqipërinë, zgjerimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare dhe efektivitetin e politikave tona për promovimin e vendit si një destinacion konkurrues gjatë gjithë vitit. Linjat ajrore direkte nga tregjet e mëdha të largëta si Amerika e Veriut janë strategjike, sepse sjellin udhëtarë që kanë qendrim të gjatë, afrojnë diasporën tonë dhe gjenerojnë turizëm cilësor” tha z. Gonxhe.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes

"Nisja e fluturimit të parë pa ndalesë mes Torontos dhe Tiranës përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë, – u shpreh Enea Karakaçi, Ministër i Energjisë dhe Transportit i Republikës së Shqipërisë. Kjo lidhje e re do t'i afrojë edhe më shumë qytetarët tanë, do të forcojë lidhjet me diasporën shqiptare në Kanada dhe do të krijojë mundësi të reja për turizmin, biznesin, investimet dhe shkëmbimet kulturore. Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe përmirësimi i lidhjeve ajrore është thelbësor për të mbështetur këtë zhvillim. Mirëpresim vendimin e Air Transat për të investuar në këtë linjë dhe presim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ajrore mes dy vendeve."

Ambasadorja e Kanadasë në Shqipëri, znj. Elissa Golberg, u shpreh:"Ky është një moment historik, sepse nuk shënon vetëm fluturimin e parë direkt mes Kanadasë dhe Shqipërisë, por, siç u përmend edhe më herët, është gjithashtu fluturimi i vetëm që lidh drejtpërdrejt Amerikën e Veriut me Tiranën. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim këtë linjë të re ajrore mes Torontos dhe Tiranës. Jemi të lumtur që Kanadaja është në qendër të këtij hapi të rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo linjë e re ajrore është një arritje që meriton të festohet. Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht Air Transat dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për ndërtimin e kësaj ure të re mes Kanadasë dhe Shqipërisë."


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin