LIVE UPDATES
Aktualitet

Aflatoksina në qumështin e Kosovës/ Çfarë është dhe sa rrezik paraqet për shëndetin?

Pas një paralajmërimi nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, trupi përgjegjës për sigurinë e ushqimit në Kosovë njoftoi më 26 gusht se në qumështin UHT Land 3.2%, të prodhuar në vend, u gjet mykotoksinë, që konsiderohet potencialisht kancerogjene për njerëzit.

29 August 2026, 14:28 Nga I.A

Aflatoksina në qumështin e Kosovës/ Çfarë

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e qumështit vendas, të cilat u shtuan këtë javë pas urdhrit të autoriteteve për tërheqjen nga tregu të një lloj qumështi në të cilin u gjet një substancë e rrezikshme për shëndetin.

Pas një paralajmërimi nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, trupi përgjegjës për sigurinë e ushqimit në Kosovë njoftoi më 26 gusht se në qumështin UHT Land 3.2%, të prodhuar në vend, u gjet mykotoksinë, që konsiderohet potencialisht kancerogjene për njerëzit.

Se çfarë dihet për gjetjet në këtë markë qumështi, si formohet aflatoksina M1, dhe çfarë rreziqesh shëndetësore paraqet ajo, mund të lexoni më poshtë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AFV) e Maqedonisë së Veriut njoftoi më 25 gusht se kishte shkatërruar dy ngarkesa me 27 tonë qumësht UHT (të trajtuar në temperaturë ultra të lartë), të importuara nga Kosova, për shkak të pranisë së aflatoksinës mbi përqendrimet maksimale të lejuara me rregulloret ligjore.

Më pas, autoritetet maqedonase njoftuan homologët e tyre në Kosovë rreth gjetjeve të tyre.

Të nesërmen, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës urdhëroi tërheqjen e menjëhershme të qumështit UHT Land 3.2% nga tregjet vendase.

AUV tha se qumështi UHT Land 3.2% prodhohet nga Qumështorja Vita, e cila bashkë me prodhues të tjerë vendas rishtazi ka qenë nën monitorim nga autoritetet lidhur me gjendjen e qumështit.

AUV nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të dhënë më shumë hollësi rreth rastit. As Qumështorja Vita nuk iu përgjigj pyetjeve për koment.

Aflatoksina M1 është mykotoksinë, një substancë toksike që prodhohet natyrshëm nga disa lloje myqesh, kryesisht kërpudhat aspergillus flavus dhe aspergillus parasiticus. Këto myqe mund të zhvillohen në kultura bujqësore, veçanërisht në kushte të ngrohta dhe të lagështa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Afrim Hamidi, ekspert dhe ligjërues i sigurisë ushqimore dhe toksikologjisë në Universitetin e Prishtinës, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se si zhvillohet kjo toksinë dhe si mund të përfundojë deri në qumështin e konsumuar.

Ai thotë se myku në ushqimin e kafshës mund të prodhojë aflatoksinë B1. Kur lopa e konsumon këtë ushqim të prekur, organizmi i saj e metabolizon një pjesë të aflatoksinës B1 në aflatoksinë M1.

Pastaj, aflatoksina M1, që formohet gjatë këtij procesi, përfundon në qumështin e saj - dhe më pas në zinxhirin e përpunimit, paketimit dhe shitjes, nënvizon ai.

Hamidi tregon se myshqet që prodhojnë aflatoksina mund të zhvillohen në ushqimet e kafshëve, veçanërisht në ushqimet e koncentruara dhe drithërat, si misri.

“Origjina e problemit nuk mendoj se është në qumësht, por është në fermë”, shton ai.

Profesori thotë se nuk është e lehtë të luftohet mykotoksina, ndërsa këshillon që kontrollet dhe testimet duhet të bëhen nga poshtë lart, pra nga fermat e deri te prodhuesit e qumështit.

“Aflatoksina M1 është problem shumë i madh, sepse është termorezistente. Kjo toksinë është shumë e vogël, ka masë molekulare të vogël, dhe është shumë problem ta shkatërrosh”, shpjegon Hamidi.

Jo. Hamidi thotë se përpunimi i qumështit në temperaturë ultra të lartë, e njohur si UHT, nuk e zhduk aflatoksinën M1.

Prandaj, thotë ai, bujqit duhet të trajnohen për ruajtjen e ushqimit të kafshëve në hambarët e tyre, e sidomos misrit, për ta shmangur ndotjen e tyre me myshqe që prodhojnë mykotoksinë.

“Unë mendoj se problemi duhet të saktësohet prej fillimit. Prej nga është burimi, domethënë bujqit mos t’i ushqejnë me çka të munden kafshët e tyre. Pastaj, AUV, së bashku me menaxherët e qumështoreve, të krijojnë plan për marrjen e mostrave, i cili atëherë iu krijon një farë garancie që janë duke futur qumësht të sigurt në përpunim”, thekson Hamidi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se ekspozimi ndaj aflatoksinave lidhet me rritjen e rrezikut për kancer të mëlçisë te njerëzit.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) e klasifikon aflatoksinën M1 si potencialisht kancerogjene për njerëzit.

Përveç mëlçisë, ekspozimi ndaj aflatoksinës M1 mund të dëmtojë edhe veshkat, sistemin imunitar, sistemin nervor, traktin gastrointestinal dhe sistemin riprodhues, sipas një rishikimi shkencor të publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në SHBA.

Hamidi tregon se ndikimi i kësaj mykotoksine në shëndetin e njeriut mund të vërehet shumë vite pasi ajo të jetë futur në organizmin e tij.

“Është me të vërtetë alarmuese, sepse e merr një toksinë në mënyrë të padukshme, të paevidentuar, por efektin e saj shëndetësor e ndien vite më vonë”, thotë ai.

Studime të kryera në disa vende të Ballkanit kanë treguar praninë e aflatoksinës M1 në qumësht, në disa raste edhe në nivele mbi kufirin maksimal prej 0.05 mikrogramë për kilogram, të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Një studim i publikuar në vitin 2023, dhe i bazuar në mostra të mbledhura gjatë viteve 2021–2022 në Kosovë, gjeti aflatoksinë në pothuajse gjysmën e 160 mostrave të qumështit të analizuar.

Prej tyre, 40 ishin qumësht UHT i marrë nga dyqanet në Kosovë, ndërsa 120 ishin mostra qumështi të papërpunuar nga ferma në rajonin e Pejës.

Aflatoksina M1 u gjet në 47 për qind të të gjitha mostrave, por vetëm një nga 160 mostrat, ose 0.6 për qind, ishte mbi kufirin e BE-së.

Një studim i kryer në Tiranë gjatë periudhës mars 2023–shkurt 2024 analizoi 141 mostra qumështi të pasterizuar dhe UHT, që u morën nga tregjet lokale. Aflatoksina M1 u gjet në 62.4 për qind të mostrave, ndërsa 26.2 për qind e tyre kishin nivele mbi kufirin maksimal të përcaktuar nga BE-ja.

Ndërsa, një studim i publikuar në vitin 2025, i cili analizoi 907 mostra qumështi të papërpunuar në Serbi gjatë periudhës 2021–2025, gjeti se 70.1 për qind e tyre përmbanin aflatoksinë M1 mbi nivelin e përcaktuar maksimal./REL

aflatoksina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin