Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Policisë, konflikti kishte nisur në një hotel, ku 18-vjeçari, i cili punonte si kamerier, ishte dhunuar nga katër persona për shkak të një konflikti lidhur me pagesën për punën e kryer.
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Golem, pasi një 47-vjeçar ishte nisur për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar. Sipas Policisë, konflikti kishte nisur në një hotel, ku 18-vjeçari, i cili punonte si kamerier, ishte dhunuar nga katër persona për shkak të një konflikti lidhur me pagesën për punën e kryer.
Pas marrjes së informacionit se xhaxhai i 18-vjeçarit ishte nisur i armatosur drejt hotelit, policia ndërhyri dhe ndaloi automjetin e tij, duke sekuestruar një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë. Në vijim të hetimeve u arrestuan 28-vjeçari F. H. dhe 20-vjeçari E. D., ndërsa 36-vjeçari A. F. u shpall në kërkim. Një tjetër 36-vjeçar, M. M., po procedohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë që personat që dhunuan 18-vjeçarin, për të fshehur ngjarjen kishin prerë kabujt e kamerave dhe kishin fshirë të gjitha filmimet e dhunës.
Njoftimi i Plotë:
Kavajë/Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij, falë informacionit të marrë në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Vihet në pranga 47-vjeçari, i cili u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Arrestohet djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim djali tjetër i pronarit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë dhëndëri i pronarit, të cilët kishin dhunuar 18-vjeçarin, (kamerier në lokalin e hotelit dhe nipi i 47-vjeçarit)
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Stacionit të Policisë Golem, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në një hotel në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin G. N., 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kryerjes së veprimeve, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, shtetasi M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë, i armatosur me armë zjarri, ishte nisur drejt hotelit, me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar në afërsi të hotelit automjetin që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se vendngjarja ishte pastruar, DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç, banues në Kavajë; u shpall në kërkim shtetasi A. F., 36 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 40-vjeçar është rrëmbyer nga tri persona të kamufluar si oficerë olicie në Cha...
Ergys Agasi TIRANË- Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjë...
Durrës DURRËS- Një anije e cilësuar nga Inteligjenc e Mbrojtjes së Ukrainës si pjesë e 'flotës hije' ruse ësht...
BE KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet të dekretojë lirimin nga detyra ...
TIRANË- Ish-zyrtari i lartë i policisë Uljan Shpataraku që u arrestua me Ergys Agasin, ka nisur procedurat për heqjen e lejes s&...
Foto Ilustruese TIRANË- 34 vatra zjarri janë evidentuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Si...
RENEA KORÇË- Forcat RENEA mbërritën në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihej një person me rrezikshm&eu...
Policia KAMËZ- Dy efektivë policie janë plagosur në një aksident të ndodhur më 28 gusht në Kamëz. Automjeti me...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
Shqyrtimi i një kërkese të depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga kandidati për Prokuror të P&eu...