Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rritja e kërkesës nga turistët, sipas tyre, vijon të ndikojë në rënien e ofertës për strehim afatgjatë dhe rritje të çmimeve të qirave.
Agjentët imobiliarë theksojnë se faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimeve të qirave është kërkesa e turistëve të huaj për apartamente apo vila me qira ditore të dhëna nëpërmjet platformave ndërkombëtare.
Rritja e kërkesës nga turistët, sipas tyre, vijon të ndikojë në rënien e ofertës për strehim afatgjatë dhe rritje të çmimeve të qirave.
Zhvillimi i turizmit dhe përdorimi i platformave si Airbnb kanë bërë që shumë pronarë të zgjedhin këtë model, për shkak të fitimeve më të larta krahasuar me qiratë afatgjata.
Si rezultat, numri i banesave të disponueshme për qiramarrësit rezidentë është reduktuar, veçanërisht në zonat më të kërkuara të kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga AirDNA, një njësi të dhënash që analizon net-qëndrimet e platformave akomoduese online (Airbnb, një pjesë nga Booking dhe Expedia) deri në fund të muajit mars 2026 arriti në 27 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira ditore, nga vetëm 3 mijë që ishin pak vite më parë.
Nga këto, 10.3 mijë njësi të dhëna me qira apo 38% e totalit janë në Vlorë dhe Sarandë, 5.3 mijë në Tiranë, 4 mijë njësi në Durrës dhe 1.4 mijë në Golem.
Edhe për CEO-n e agjencisë imobiliare “CPM”, Dritan Leka, faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimit të qirave është ndikuar nga rënia e ofertës për pronë për strehim afatgjatë nga përdorimi i tyre për Airbnb.
Megjithatë, sipas tij, shtrenjtimi i çmimit mesatare te qiratë po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, përfshirë rënien e Euros dhe rritjes së kërkesës për strehim nga vendasit dhe të huajt.
“Mendoj se ka qenë një nga faktorët më të rëndësishëm që ka ndryshuar tregun në vitet e fundit.
Shumë pronarë kanë kuptuar se përmes Airbnb ose platformave të ngjashme mund të gjenerojnë të ardhura më të larta, sesa nga një kontratë afatgjatë dhe kanë vendosur të ndryshojnë modelin e përdorimit të pronës.
Si rezultat, numri i apartamenteve të disponueshme për qira afatgjatë është reduktuar, veçanërisht në zonat më të kërkuara të Tiranës dhe në qytetet turistike. Kjo ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet.
Nga përvoja jonë në “Century 21”, rritja e çmimeve të qirave nuk është pasojë e një faktori të vetëm, por e kombinimit të disa zhvillimeve që kanë ndodhur njëkohësisht në treg.
Së pari, kërkesa për apartamente me qira, veçanërisht në Tiranë, është rritur ndjeshëm, ndërkohë që oferta nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm (apartamente ready to use).
Së dyti, një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve që dikur jepeshin me qira afatgjatë janë orientuar drejt platformave si Airbnb, për shkak të rritjes së turizmit dhe të fitimeve më të larta që mund të sigurojnë pronarët.
Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit të Euros. Forcimi i Lekut ka bërë që shumë pronarë të rrisin vlerën e qirasë në Euro ose të kërkojnë pagesa në Lek të indeksuara me një nivel më të lartë, për të ruajtur të njëjtin nivel të ardhurash që kanë pasur më parë”, pohon ai.
Po ashtu, drejtuesi i “CPM”, Dritan Leka, thekson se ritmet e rritjes së qirave janë përshpejtuar gjatë dy-tre viteve të fundit.
“Krahas turizmit, në këtë tendencë kanë ndikuar edhe shtimi i të huajve që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, rritja e kostove të ndërtimit, shtrenjtimi i pronave dhe luhatjet e kursit të këmbimit të Euros. Forcimi i Lekut ka shtyrë, shumë pronarë të rrisin çmimet e qirave për të ruajtur nivelin e të ardhurave”./Monitor
Pamje KRUJA- Situata me zjarrin në Malin e Krujës është përkeqësuar, ndërsa në terren janë angazhua...
Foto ilustruse Ndikimi i shtrenjtimit të çmimeve të qirave për strehim afatgjatë po ndihet kryesisht te buxhetet e famil...
Foto ilustruse Në Tiranë, çmimi mesatar i qirasë për muajin maj 2026 arriti 710 euro në muaj dhe për përballimin ...
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të q...
Kristjan Sterjo KORÇË- Është vënë në pranga në afërsi të banesës së tij autori i d...
Mali i Krujës KRUJË- Bashkia e Krujës ka lëshuar një urdhër urgjent evakuimi për banorët e zonave të...
PAMJE NGA VENDNGJARJA KRUJË- Një 73-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Krujës, pasi dyshoh...
VLORË- Policia e Vlorës ka ndërmarrë një megaoperacion gjatë ditës në zonën e Palasës, ku ka vën&e...
Zjarri në Krujë KRUJË- Është vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në Krujë, nj&e...
PAMJE NGA MARSHIMI TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqyteti...