Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas autoriteteve, i arrestuari me iniciale Q. B., banues në lagjen “Abaze”, kishte ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij për të djegur një sasi bari.
KRUJË- Një 73-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Krujës, pasi dyshohet si shkaktar i zjarrit masiv që ka përfshirë malin e Krujës dhe ka vënë në rrezik zonat e banuara. Sipas autoriteteve, i arrestuari me iniciale Q. B., banues në lagjen “Abaze”, kishte ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij për të djegur një sasi bari.
Për shkak të erës dhe kushteve në terren, flakët kanë dalë shpejt jashtë kontrollit dhe janë përhapur në drejtim të pyjeve, duke detyruar ndërhyrjen urgjente të strukturave të shtetit.
Për shkak të rrezikut të afërt për jetën, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me strukturat e emergjencave kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin pranë vatrave të zjarrit. Ndërkohë, operacioni në terren vijon intensivisht me forca tokësore dhe ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Njoftimi i Policisë:
"Krujë/ Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në drejtim të malit të Krujës, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në lagjen “Abaze”, Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. B., 73 vjeç, banues në lagjen “Abaze”, Krujë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.
Falë angazhimit të forcave në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.", njofton Policia./Dosja.al
VLORË- Policia e Vlorës ka ndërmarrë një megaoperacion gjatë ditës në zonën e Palasës, ku ka vën&e...
Zjarri në Krujë KRUJË- Është vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në Krujë, nj&e...
PAMJE NGA MARSHIMI TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqyteti...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila më herët ka qenë pjesë e Partisë Socialiste ...
pamje nga protesta TIRANË- Një shtetas i huaj, i cili jeton prej katër vitesh në Shqipëri dhe që ka marrë pj...
pamje nga protesta TIRANË- Një prej protestuesve ka lëshuar një thirrje të fortë drejtuar të gjithë qytetar&e...
pamje protesta TIRANË- Një prej aktivistëve të pranishëm në podium ka hedhur kritika të forta ndaj heshtjes ...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Nga protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë, është theksuar se q&eum...
Ardit Hoxhllaku VLORË- Shkarkimi i myftiut të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipëris&...
KORÇË- Forcat speciale RENEA kanë nisur kontrollet e imtësishme në varrezat e qytetit të Korçës, në...