29 April 2023, 13:46
Nga k.m.
Aishe Haklaj dhe Idajet Beqiri
TIRANË- Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë dje në Prokurorinë e Posaçme, Aishe Haklaj. Në një intervistë të dhënë për ReportTv, avokati tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, madje ajo u maskua për të mos u njohur, por sërish nuk ia doli që të kalonte pa u pikasur.
"U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur. Unë e mora në makinën time, por SPAK kishte marrë masat derisa të largohej. Ishte një organizim i përkryer. Edhe shtëpinë ku ka ndjenjur mbrëmë e kanë ruajtur. Sot është larguar,"- tha Beqiri.
Dje ajo erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale, të cilët përmenden: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve '90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme.
aishe haklaj idajet beqiri aishe haklaj ne spak
Aktualitet
29 April 2023, 13:37
k.m.
Foto ilustruese
POGRADEC- Një ish-gjyqtare e shkarkuar jo nga vettingu por nga drejtësia e vjetër, kërkon zhbërjen e vendimit pas ...
Aktualitet
29 April 2023, 12:33
k.m.
Ardian Nikulaj, portugezi dhe Edmond Haxhia
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tre nga gjashtë t&...
Aktualitet
29 April 2023, 11:55
a.l
Vrasja e Ardian Nikulaj
Arrestohen në Angli 3 nga grupi i 6 vrasësve të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit A...
Aktualitet
29 April 2023, 11:46
a.l
Aishe Haklaj
TIRANË- Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë ...
Aktualitet
29 April 2023, 11:31
a.l
Sekuestrohen 94 mijë dollarë amerikanë
TIRANË- Policia kufitare ka sekuestruar sot në Rinas 94.000 dollarë amerikan&eum...
Aktualitet
29 April 2023, 11:20
k.m.
Foto ilustruese
Më 24 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin për transferimin e përhershëm të ...
Aktualitet
29 April 2023, 11:04
a.l
Beti Njuma
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka kujtuar me nostalgji shtëpinë e saj të fëmijërisë, e ndodhur në Tiran&e...
Aktualitet
29 April 2023, 11:15
k.m.
Pamje nga grabitja
TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar "Cleaning"! Në prangat e Policisë së Shtetit ka përfunduar nj&e...
Aktualitet
29 April 2023, 10:32
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor. Operacioni nga ...
Aktualitet
29 April 2023, 10:27
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Lezhë, në aksin rrugor Lezhe-Ball...