14 September 2025, 16:53
Nga E. D
foto ilustruese
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur ta kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për vdekjen e turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar. Konkretisht Kushova akuzohet për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.
Si ndodhi ngjarja?
Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kreu zhytje dhe arriti të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.
Në kohën kur ndodhi aksidenti fatkeq, Kushova, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit. Fatkeqësisht Ganon ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës.
Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “garancia pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”. Por disa kohë më pas, 47-vjeçari filloi mos ta zbatonte masën e sigurisë çka detyroi Prokuroren Alba Dhima të kërkonte konfiskimin e shumës 1.5 milionë lekë të reja dhe kalimin e saj në favor të shtetit ndërsa ditën e djeshme gjyqtari Fatmir Ndreu e deklaroi të ikur Saimir Kushovën në një seancë të posaçm.
rebbeca gannon saimir kushova
Aktualitet
14 September 2025, 15:57
E. D
Leonard Farruku
ANGLI- Një gjykatëse, bashkë me një juri e përbërë nga 11 qytetarë në qytetin e Dorset në...
Aktualitet
14 September 2025, 15:32
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10 në Sarandë. Mësohet se tre turis...
Aktualitet
14 September 2025, 15:16
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lezhë. Mësohet se drejtuesja e një automjeti ti...
Aktualitet
14 September 2025, 14:35
I.A
Azem Haziri
HAGË- Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë...
Aktualitet
14 September 2025, 14:29
I.A
HAGË- Në Hagë të Holandës të dielën shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, po protestojnë duke kërkuar...
Aktualitet
14 September 2025, 14:11
I.A
Protesta
TIRANË- Me këngimin e himnit kombëtar shqiptar ka nisur protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota ...
Aktualitet
14 September 2025, 12:04
I.A
Protesta
HAGË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë do t&e...
Aktualitet
14 September 2025, 11:54
I.A
Charles Ponzi
TIRANË- Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investi...
Aktualitet
14 September 2025, 11:18
I.A
Policia
FIER- 6 persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim, për mashtrim nga platforma Ponzi. Mësohet se në pr...
Aktualitet
14 September 2025, 11:15
I.A
FIER- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni kundër mashtrimeve me skemat piramidale në vendin tonë. Mësohet se nga operacioni j...