16 June 2022, 13:59
Nga k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 17-vjeçar, i identifikuar me iniciale P.Dh., nga fshati Gjat ra në prangat e policisë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me një armë zjarri të llojit automatik. Policia e arrestoi brenda pak orësh 17-vjeçarin, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gjat, Lunxhëri ishin dëgjuar të shtëna.
Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar. Po ashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se i riu ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.
NJOFTIMI I PLOTË:
Qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Gjat, Gjirokastër, Policia arreston në flagrancë brenda pak orësh autorin e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gjat, Lunxhëri, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve intensive dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Dh., 17 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër. Ky shtetas dyshohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatike, në fshatin Gjat, Lunxhëri.
Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur brenda pak orësh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu nga Policia është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
policia e gjirokastres gjirokaster
Aktualitet
16 June 2022, 13:58
k.m.
Foto e Mihal Nushit
DIVJAKË- Një 68-vjeçar nga fshati Goriçaj i Divjakës teksa po digjte mbetjet e arës së tij, &eum...
Aktualitet
16 June 2022, 13:45
d.a
Daniel Muka
MALTË- Shqiptari Daniel Muka është lënë në burg në Maltë pasi akozohet për vrasjen e një...
Aktualitet
16 June 2022, 13:54
k.m.
Thika që i riu kanosi infermierin
KORÇË- Një 47-vjeçar është arerstuar në Maliq, pasi ka ka kanosur për sh...
Aktualitet
16 June 2022, 13:49
k.m.
Pamje nga vend ku u vra Lulash Qepuri
SHKODËR- Zbardhet dëshmia e djalit të 76-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e 15...
Aktualitet
16 June 2022, 13:46
Foto ilustruese
SHKODËR- Personi që shihni në foton më poshtë është Lulash Qepuri, 76 vjeç, i cili u vra mbrë...
Aktualitet
16 June 2022, 12:39
A.B
Ambulance
DIVJAKË- Një i moshuar ka humbur jetë ditën e sotme në Divjakë. Forcat blu bëjnë të ditur se ng...
Aktualitet
16 June 2022, 12:22
k.m.
SPAK
TIRANË- Publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit ka shkaktuar probleme...
Aktualitet
16 June 2022, 12:02
A.B
Egert Vargu
DURRËS- Personi në foto është Egert Vargu, agjenti doganor i arrestuar pas zbulimit të 45.5 kg kokainë në ko...
Aktualitet
16 June 2022, 11:53
A.B
Rosa
TIRANË- Çështja e ngordhjes së 4 200 rosave në fshatin Mizë të Divajkës është konsideruar e mbyllu...
Aktualitet
16 June 2022, 11:55
k.m.
Halit Valteri
TIRANË- Të tjerë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë denoncuar nga Struktura e...