LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Qymyri sjell miliona, ku duhet të investohen?

Çmimi është fiksuar në 24.40 euro për ton, pa TVSH, duke e çuar vlerën potenciale të kontratës në rreth 73.2 milionë euro. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se KEK-u do t’i arkëtojë domosdoshmërisht të gjitha këto para. Sipas dokumentit të kontratës, të analizuar nga Energy Monitor, sasia prej rreth tre milionë tonësh mund të devijojë me plus ose minus 30 për qind.

9 September 2026, 09:13 Nga E. D
Analiza e REL: Qymyri sjell miliona, ku duhet të investohen?
Makineria për nxjerrjen e qymyrit punojnë në vendburim qymyri në Obiliq, Kosovë

KOSOVË- Kosova ka miliarda tonë qymyr nën tokë, por nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për t’i mbuluar nevojat e veta. Tani, një pjesë e këtij resursi edhe do të eksportohet. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nënshkroi në mes të gushtit një kontratë me kompaninë shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ESM, për shitjen e rreth tre milionë tonëve qymyr gjatë tre vjetëve.

Çmimi është fiksuar në 24.40 euro për ton, pa TVSH, duke e çuar vlerën potenciale të kontratës në rreth 73.2 milionë euro. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se KEK-u do t’i arkëtojë domosdoshmërisht të gjitha këto para. Sipas dokumentit të kontratës, të analizuar nga Energy Monitor, sasia prej rreth tre milionë tonësh mund të devijojë me plus ose minus 30 për qind.

Marrëveshja vjen në një kohë kur sistemi energjetik i Kosovës mbështetet kryesisht në termocentrale të vjetruara, përballet me ndërprerje të paplanifikuara të prodhimit dhe nuk arrin ta mbulojë kërkesën pa importe. Por, ajo ngre edhe disa pyetje të tjera: a mund ta eksportojë Kosova këtë sasi pa cenuar prodhimin e vet dhe çfarë do të bëjë me milionat që do t’i fitojë nga një resurs prej të cilit, në planin afatgjatë, synon të largohet?

A rrezikohet prodhimi vendor?

Rreth tre milionë tonët e paraparë për eksport përkthehen mesatarisht në rreth një milion ton në vit, nëse dërgesat shpërndahen në mënyrë të barabartë gjatë tre vjetëve. Krahasuar me prodhimin mesatar vjetor prej rreth tetë milionë tonësh të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), kjo do të ishte ekuivalente me rreth një të tetën e prodhimit vjetor.

KEK-u nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me llogaritjet mbi përfitimin ekonomik të marrëveshjes, por publikisht ka deklaruar se marrëveshja nuk do ta cenojë furnizimin e termocentraleve të Kosovës dhe as prodhimin vendor të energjisë. Edhe kontrata përmban mekanizma për këtë.

Nëse zbatimi i saj rrezikon furnizimin me qymyr të termocentraleve të KEK-ut, Korporata mund ta pezullojë ose ndërpresë furnizimin sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje. ESM-ja, në anën tjetër, do t’i bartë kostot e eksploatimit, pajisjeve, ngarkimit dhe transportit të qymyrit.

Kompania maqedonase mund t’i kryejë këto operacione vetë ose përmes operatorëve ekonomikë që i kontrakton. Ajo e ka vlerësuar marrëveshjen si të favorshme për sistemin e saj energjetik. Sipas ESM-së, qymyri i Kosovës ka vlerë mesatare kalorike prej rreth 1.950 kilokalorish për kilogram dhe karakteristika të përshtatshme për termocentralet e saj në Manastir dhe Osllomej.

Ku do të investohen milionat?

KEK-u nuk i është përgjigjur as pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka një plan të detajuar për investimin e të hyrave nga kontrata. Në një deklaratë të 14 gushtit, megjithatë, Korporata tha se ato do të përdoren për mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë do të orientohet drejt modernizimit të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Të hyrat nga shitja e qymyrit do të kontribuojnë në mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë e tyre do të orientohet në modernizimin e infrastrukturës së Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, me qëllim të rritjes së kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë së operacioneve minerare”, tha KEK-u.

Muhedin Haxhiu, ish-drejtor i DPQ-së, thotë se investimet në miniera janë të domosdoshme. Sipas tij, pajisjet janë të vjetruara dhe nevojat shkojnë nga riparimi dhe mirëmbajtja e tyre deri te përmirësimi i kushteve dhe sigurisë së punëtorëve.

“Në këtë divizion, pajisjet janë shumë të vjetra, ato kanë nevojë për riparim, mirëmbajtje; punëtorëve t’iu krijohen kushtet, siguri, të blihen automjete transportuese... Ka shumë nevoja. Çdo cent që investohet, është i nevojshëm dhe i mirëseardhur”, thotë Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.

Por, Bukurije Hoxha, profesoreshë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, thotë se investimet nuk duhet të ndalen te minierat. Sipas saj, modernizimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë duhet të jetë prioritet, ndonëse 73.2 milionë euro janë pak krahasuar me nevojat e sektorit. Ajo thotë se revitalizimi i minierave dhe modernizimi i termocentraleve duhet të ecin paralelisht.

“Qasja duhet të jetë sistemore: nuk mjafton të investohet vetëm në prodhimin e qymyrit nëse kapacitetet e prodhimit të energjisë nuk janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në mënyrë efikase. Po ashtu, nuk ka kuptim të modernizohen termocentralet pa siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me qymyr”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Shumë qymyr, jo mjaftueshëm energji

Kosova ka ndër rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë. Basenet kryesore thëngjillmbajtëse janë ai i Kosovës, Dukagjinit dhe Drenicës, ndërsa resurset e vlerësuara arrijnë në rreth 12.5 miliardë tonë. Por, pasuria e madhe nëntokësore nuk është përkthyer në siguri të plotë energjetike. KEK-u është prodhuesi i vetëm në Kosovë i energjisë elektrike nga qymyri, ndërsa termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të vjetruara. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), gjatë vitit 2025 në Kosovë u prodhuan gjithsej 5.298 GWh energji elektrike.

Prej tyre, 4.687 GWh u prodhuan nga termocentralet, ndërsa 611.5 GWh nga hidrocentralet dhe burimet e tjera të ripërtëritshme. Kërkesa, ndërkaq, arriti në 6.944 GWh dhe diferenca u mbulua përmes importit. Vjetërsia e termocentraleve ndikon edhe në sigurinë e prodhimit. Sipas raportit vjetor të ZRRE-së, ndërprerjet e paplanifikuara të njësive prodhuese gjatë vitit 2025 ishin më të larta se një vit më parë.

“Kjo dëshmon se besueshmëria dhe qëndrueshmëria e termocentraleve po bien nga viti në vit”, thuhet në raport.

Të shitet qymyri apo të krijohet më shumë vlerë prej tij?

Përtej të ardhurave nga kontrata me ESM-në, ekspertët ngrenë edhe një pyetje më afatgjatë: sa leverdi ka Kosova nga eksportimi i qymyrit si lëndë e parë? Hoxha thotë se qymyri nuk duhet të shihet vetëm si mall për eksport apo si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas saj, vlera ekonomike mund të rritet nëse ai përpunohet brenda vendit dhe përdoret për produkte dhe nënprodukte të tjera.

“Një rimodelim i sektorit, duke përfshirë edhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, do t’i mundësonte Kosovës stabilitet energjetik, mundësi për eksport dhe, rrjedhimisht, do t’i mundësonte vendit të fitonte një pozitë më të rëndësishme strategjike në sektorin energjetik të rajonit”, thotë ajo.

Hoxha përmend mundësinë e përdorimit të qymyrit dhe nënprodukteve të tij në industri, përfshirë hirin termik në prodhimin e çimentos dhe betonit, koksin në metalurgji, si dhe prodhimin e lëndëve të tjera përmes gazifikimit. Nëse alternativa të tilla do të ishin ekonomikisht të realizueshme në Kosovë, megjithatë, do të kërkoheshin analiza të veçanta të kostos, tregut dhe ndikimit mjedisor.

Edhe Haxhiu thotë se çështja e eksportit nuk mund të reduktohet në një përgjigje të thjeshtë “po” ose “jo”. Sipas tij, para vendimeve të tilla duhet të analizohen tregu, kërkesa, mundësitë e përpunimit dhe, mbi të gjitha, vlera që Kosova fiton nga shitja e qymyrit si lëndë e parë krahasuar me përpunimin e tij brenda vendit.

“Për këto projekte duhet të ketë institute të veçanta. Më herët ka qenë INKOS-i në kuadër të KEK-ut. Tashmë një institut i tillë nuk ekziston”, thotë ai.

Më 1 shtator, Qeveria në detyrë prezantoi konceptin për themelimin e Institutit Kombëtar Kërkimor për Energjinë. Nuk është bërë e qartë nëse instituti i ri do të marrë funksione të ngjashme me ato që kishte dikur INKOS-i. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ai synohet të shërbejë për zhvillimin e njohurive dhe analizave që lidhen me tranzicionin energjetik.

Investim në qymyr, ndërsa Kosova synon largimin prej tij

Pikërisht tranzicioni energjetik krijon një tjetër dilemë për mënyrën se si do të përdoren të ardhurat nga marrëveshja me ESM-në. Strategjia e Energjisë e Kosovës 2022-2031 nuk parasheh ndërtimin e termocentraleve të reja me qymyr. Përkundrazi, ajo përcakton që kapacitetet e reja të energjisë së ripërtëritshme ta zëvendësojnë gradualisht përdorimin e qymyrit, me synimin që Kosova të largohet plotësisht prej tij më së largu deri në vitin 2050. Deri më 2031, strategjia synon që kapacitetet e instaluara të energjisë së ripërtëritshme të arrijnë në 1.600 MW, nga 279 MW që ishin në pikën fillestare të strategjisë. Por, largimi nga qymyri nuk është i menjëhershëm.

Strategjia parasheh rehabilitimin e “Kosovës B” dhe të së paku një njësie të “Kosovës A”, në mënyrë që termocentralet ekzistuese të ruajnë sigurinë e furnizimit gjatë periudhës së tranzicionit. Kjo do të thotë se Kosova, të paktën për vitet e ardhshme, synon dy gjëra paralelisht: ta mbajë funksional prodhimin nga qymyri dhe, në të njëjtën kohë, të ndërtojë kapacitete që gradualisht do ta zëvendësojnë atë.

Çmimi tjetër i qymyrit

Kjo dilemë nuk është vetëm ekonomike. Prodhimi i energjisë nga qymyri ka edhe kosto mjedisore. Vetë Strategjia e Energjisë evidenton nivele të larta të emetimeve nga njësitë e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” dhe parasheh investime për uljen e pluhurit, oksideve të azotit dhe dioksidit të squfurit. Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën të vitit 2025, konstatoi se emetimet e SO₂, NOx dhe pluhurit në vend u rritën gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë dhe tejkaluan kufijtë e përcaktuar./REL

kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin