Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
AKSHI thekson se emërtime të përgjithshme të adresave në internet, si “aibot-api”, nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e sistemit të Diellës apo e infrastrukturës së AKSHI-t.
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas publikimit të një artikulli lidhur me mënyrën e funksionimit të Diellës, ku thuhej se nuk është identifikuar një sistem i IA që qëndron pas saj. Në reagimin e saj, AKSHI sqaron se faqja që shfaqet për përdoruesin është vetëm ndërfaqja e sistemit, ndërsa përpunimi i kërkesave kryhet në infrastrukturën qeveritare.
AKSHI thekson se emërtime të përgjithshme të adresave në internet, si “aibot-api”, nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e sistemit të Diellës apo e infrastrukturës së AKSHI-t. Për këtë arsye, sipas saj, sjellja e këtyre shërbimeve nuk mund të përdoret për të nxjerrë përfundime mbi funksionimin e Diellës.
AKSHI kundërshton gjithashtu idenë se analiza e kodit të ndërfaqes publike mund të përcaktojë arkitekturën e plotë të sistemit, modelet e inteligjencës artificiale apo logjikën që funksionon në backend. Në fund, AKSHI thekson se Diella është në shërbim në portalin e-Albania që prej janarit 2025, është zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft duke përdorur modele të OpenAI në Azure dhe deri tani ka vulosur elektronikisht mbi 120 mijë dokumente zyrtare.
Reagimi i AKSHI-t:
Në respekt të informimit të saktë të publikut, AKSHI sqaron disa pasaktësi teknike të publikuara së fundmi lidhur me Diellën dhe mënyrën e funksionimit të saj. Faqja që sheh përdoruesi është ndërfaqja e sistemit, jo vetë sistemi. Kur një qytetar i kërkon Diellës një dokument, kërkesa përpunohet në infrastrukturën qeveritare, ku funksionon sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft, duke përdorur modele të OpenAI në Azure.
Faqja është ajo që shihet; sistemi që kryen punën ndodhet pas saj. Pikërisht për arsye sigurie, një sistem i ndërtuar sipas standardeve nuk ekspozon në kodin publik adresat e brendshme të serverëve, kredencialet apo çelësat sekretë. Fakti që këto elemente nuk gjenden në kodin e faqes nuk provon mungesën e sistemit; përkundrazi, tregon zbatimin e masave bazë të sigurisë. Po ashtu, emërtime të përgjithshme adresash në internet, si “aibot-api”, nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e sistemit të Diellës apo e infrastrukturës së AKSHI-t. Për rrjedhojë, sjellja ose përgjigjja e tyre nuk mund të përdoret si tregues për funksionimin apo mosfunksionimin e Diellës. Analizimi vetëm i kodit të ndërfaqes publike nuk mund të përcaktojë arkitekturën, modelet apo logjikën që funksionon në backend.
Faktet mbi Diellën janë konkrete dhe të verifikueshme:
-Në shërbim brenda portalit e-Albania që prej janarit 2025;
-Mbi 120,000 dokumente zyrtare të vulosura elektronikisht, numër që vijon të rritet;
-E zhvilluar nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft, duke përdorur modele të OpenAI në Azure;
-Sistemi operon me mekanizma të dedikuar logimi dhe monitorimi.
Një imazh, një avatar apo një faqe statike nuk mund të përpunojë dhe të vulosë dokumente zyrtare. AKSHI mbetet i hapur ndaj analizës, pyetjeve dhe debatit profesional. Kritika është e mirëpritur kur mbështetet në fakte dhe metoda që mund të provojnë përfundimet e pretenduara. Informimi i saktë i publikut është një përgjegjësi që na përket të gjithëve./Dosja.al
Ylli Zalla TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u ...
Kryegjyshata TIRANË- Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjith&c...
Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni DURRËS- Personat që shihni në foto janë çifti Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, q&eu...
KSAMIL- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil....
pamjet TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me q&eum...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të...
foto ilustruese UKRAINË- Gati pesë vjet pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, lufta vazhdon të v...
foto ilustruese KOSOVË- Dy raste të spiunazhit në Kosovë tregojnë interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigur...
pamjet DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit, ku tre persona humb&e...
pamjet DURRËS- Janë zbardhur emrat e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës dhe d...