19 August 2026, 11:29
Nga E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Nga ana tjetër, mbrojtja e tij ka kërkuar një masë më të lehtë, duke thënë se as personi e as vepra për të cilën ai dyshohet nuk paraqesin rrezikshmëri të veçantë.
Sipas mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në pjesën e pasme të banesës, mes ferrave, pa masa të veçanta për ruajtjen apo ambalazhimin e tyre. Mbrojtja pretendon se disa prej kapsollave detonatore nuk kanë qenë funksionale, ndërsa disa mjete shpërthyese nuk kanë qenë të lidhura në mënyrën e duhur për të shkaktuar shpërthim.
Sa i takon armëve, avokati deklaroi se bëhet fjalë për armë të vjetra, të prodhimit kinez, të viteve ’80. Edhe sasia e kanabisit e sekuestruar, sipas tij, ka qenë e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë dhe nuk tregon kujdes të veçantë për ruajtjen e saj.
Avokati ka deklaruar më tej se Ylli Zalla nuk është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale dhe se nuk ka prova që materialet e gjetura të jenë përdorur në ngjarje të tjera apo që ai të ketë ndërmarrë veprime për shitjen e lëndëve narkotike.
Avokati tha se, pavarësisht angazhimit të forcave të shumta të policisë dhe përdorimit të dronëve gjatë operacionit, Zalla nuk u kap nga forcat e policisë, por vendosi vetë të dorëzohej. Sipas avokatit, ai ka thirrur një efektiv që ndodhej pranë banesës, i është prezantuar dhe është dorëzuar, me qëllim që të sqaronte pozicionin e tij.
Kush është Ylli Zalla?
Ylli Zalla u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me automatik me tre krehëra fishekë. Ai qëndronte i fshehur në një godinë pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës. Zalla fshihej në një banesë tjetër rreth 500 metra nga e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.
Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.
Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet. Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë./Dosja.al
ylli zalla gjykata e tiranës avokati i zalles
Aktualitet
18 August 2026, 09:23
I.A
Kryegjyshata
TIRANË- Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjith&c...
Aktualitet
19 August 2026, 11:09
E. D
Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
DURRËS- Personat që shihni në foto janë çifti Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, q&eu...
Aktualitet
19 August 2026, 10:43
E. D
KSAMIL- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil....
Aktualitet
19 August 2026, 09:51
E. D
pamjet
TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me q&eum...
Aktualitet
19 August 2026, 09:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të...
Aktualitet
19 August 2026, 09:23
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Gati pesë vjet pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, lufta vazhdon të v...
Aktualitet
19 August 2026, 08:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Dy raste të spiunazhit në Kosovë tregojnë interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigur...
Aktualitet
19 August 2026, 08:28
E. D
pamjet
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit, ku tre persona humb&e...
Aktualitet
19 August 2026, 08:17
E. D
pamjet
DURRËS- Janë zbardhur emrat e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës dhe d...
Aktualitet
19 August 2026, 08:07
E. D
pamjet
DURRËS- Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Durrës, ku tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy t&eu...