Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84, Marjana Semini zgjidhet gjyqtare në GJK
Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.
23 December 2022, 01:06Nga k.m.
Momenti i numërimit të votave
TIRANË- Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat e nevojshme për t'u zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kështu që duke u bazuar tek vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Marjana Semini do të zërë vendin vaktant. Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.
Por në rast se ndonjë mund të zgjidhej duheshin 84 vota, në të kundërt do të zgjidhej personi që kryesonte listën e KED. Marjana Semini kishte 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Për Marjana Seminin, opozita ishte dakord.