20 March 2023, 10:10
Nga k.m.
Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që sot të mbyllë dyert gjatë seancës ku Luftar Reçi do të dëshmojë edhe njëherë në procesin për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Ndërsa në bankën e të akuzuarve është vetëm Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeri, pasi Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha, nuk janë vendosur ende në pranga nga autoritetet shqiptare.
Vendimi për mbylljen e dyerve është marrë nga togat e zeza me pretendimin se deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë përbëjnë sekret hetimor, por edhe sepse mund të cënohet siguria e dëshmitarit dhe dëshmitarëve të tjerë në proces. Lidhur me vendimin e sotëm, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur.
“S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë,”- tha avokati i Reçit, ndërsa ndryshe është deklaruar avokatja e Shullazit: Procesi të bëhet me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet!
Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?
Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit.
emiliano shullazi luftar reçi operacioni asgje nuk harrohet asgje nuk harrohet
Aktualitet
20 March 2023, 10:10
A.B
Raporti
Këtë vit, Shqipëria ka rënë një pozicion, duke u renditur në vendin e 91, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa n...
Aktualitet
20 March 2023, 09:54
A.B
Sazan Guri
TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri është përlotur në studio teksa ka folur për ngordhjen e qenit të tij, Darki....
Aktualitet
20 March 2023, 09:33
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Një shqiptar, i paidentifikuar, por rreth 40 vjeç është në paraburgim, i akuzuar për veprë...
Aktualitet
20 March 2023, 08:42
A.B
Vendi i aksidentit
FIER- Mbrëmjen e djeshme, një efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën në një aksident. Ngjarja...
Aktualitet
20 March 2023, 08:32
A.B
Policia
SHKODËR-Shkolla 9-vjeçare 'Ismail Qemali' është vjedhur gjatë natës. Mësuesit kanë konstatuar mëngje...
Aktualitet
20 March 2023, 08:25
a.l
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të botuara në portalet vendase. Në faqen e parë të Dosja.al ësht...
Aktualitet
20 March 2023, 08:17
A.B
Foto e artikullit
BRITANI E MADHE- Ekzekutimi i Egys Dashit, është vënë në qendër të një shkrimi të 'DailyMail...
Aktualitet
20 March 2023, 07:30
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vr...
Aktualitet
19 March 2023, 23:06
F.M
Aksidenti në Tiranë
TIRANË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të Tiranës. Bëhet fja...
Aktualitet
19 March 2023, 22:58
F.M
Imzot Paul Richard Gallagher,
RRËSHEN- Imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet d...