LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i UN/ Shqipëria mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë, ja shteti që “mbretëron” për të 6-in vit radhazi

Maqedonia e Veriut ka rënë tre pozicione, duke u renditur pas Shqipërisë, në vendin e 92-të. Bosnjë-Hercegovina është në vend të 63-të, 4 vende më lart se viti i mëparshëm, Mali i Zi 4 vende më lart, i 71-ti. Serbia, ndryshe nga një vit më parë, ka rënë katër pozicione, duke u renditur në vendin e 47-të.

20 March 2023, 10:10 Nga A.B
Raporti i UN/ Shqipëria mbetet ndër vendet më të palumtura
Raporti

Këtë vit, Shqipëria ka rënë një pozicion, duke u renditur në vendin e 91, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 102-të, Maqedoninë e Veriut, dhe Gjeorgjinë.

Maqedonia e Veriut ka rënë tre pozicione, duke u renditur pas Shqipërisë, në vendin e 92-të. Bosnjë-Hercegovina është në vend të 63-të, 4 vende më lart se viti i mëparshëm, Mali i Zi 4 vende më lart, i 71-ti. Serbia, ndryshe nga një vit më parë, ka rënë katër pozicione, duke u renditur në vendin e 47-të.

Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Network), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2020-2022.

Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsioni i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Individëve u bëhen pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.

Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.

Renditja globale, dominojnë vendet nordike

Ka arsye për optimizëm në raportin e fundit mbi lumturinë botërore. Për një, mirësia dhe dashamirësia është rreth 25% më e lartë se sa ishte para pandemisë. “Dashamirësia ndaj të tjerëve, veçanërisht ndihma për të huajt, e cila u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2021, qëndroi e lartë në vitin 2022”, tha John Helliwell, një nga autorët e Raportit të Lumturisë Botërore.

Lumturia globale nuk është goditur në tre vitet e pandemisë Covid-19. Vlerësimet e jetës nga 2020 deri në 2022, kanë qenë “jashtëzakonisht elastike”, thotë raporti. Mesataret globale janë në përputhje me tre vitet para pandemisë. Edhe gjatë këtyre viteve të vështira, emocionet pozitive kanë mbetur dy herë më të larta, se ato negative dhe ndjenjat e mbështetjes pozitive sociale, janë dy herë më të forta se ato të vetmisë.

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore, bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Gallup World Poll.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha renditen shumë mire.

Një këndvështrim holistik i mirëqenies së të gjithë përbërësve të një shoqërie dhe anëtarëve të saj, sjell vlerësime më të mira të jetës dhe vende më të lumtura. “Objektivi i çdo institucioni duhet të jetë të kontribuojë me sa mundet, për mirëqenien e njerëzve”, thotë raporti, i cili përfshin parashikime për brezat e ardhshëm, si dhe ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Këtë vit, Izraeli është ngjiur në vendin e katërt këtë vit, krahasuar me vendin e 9-të vitin e kaluar. Holanda (nr. 5), Zvicra (nr. 8), Luksemburgu (nr. 9) dhe Zelanda e Re (nr. 10), përmbyllin 10-shen e parë.
Australia (Nr. 12), Kanadaja (Nr. 13), Irlanda (Nr. 14), Shtetet e Bashkuara (Nr. 15) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 19) hynë të gjitha në top 20.

Ndërsa të njëjtat vende priren të shfaqen në 20 vendet e para vit pas viti, ka një hyrje të re këtë vit: Lituania.
Kombi baltik është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjashtë viteve të fundit, nga numri 52 në 2017, në numrin 20 këtë vit. Dhe vendet e tjera baltike, Estonia (nr. 31) dhe Letonia (nr. 41), janë ngjitur në renditje gjithashtu.

“Është në thelb e njëjta histori, që po luhet në pjesën tjetër të Europës Qendrore dhe Lindore,” tha Helliwell.
“Vendet në ato rajone ndoshta e kanë normalizuar tranzicionin pas vitit 1990 dhe po ndihen më të fortë në identitetin e tyre të ri me kalimin e viteve”, tha ai.

Franca ra nga renditja e 20 vendeve, duke u renditur e 21-ta në raportin e këtij viti.

Pritshmëritë për të ardhmen

Ndërprerjet dhe kufizimet e pandemisë kanë nxitur shumë reflektim. “Njerëzit po rimendojnë objektivat e tyre të jetës,” tha Helliwell.

Ai shpreson se kjo “lëvizje drejt të menduarit për vlerat dhe njerëzit e tjerë në mënyrë më konkrete” do të ndikojë jo vetëm në faktorë të tillë, si punët apo shkollat që zgjedhin njerëzit, por edhe në mënyrën se si ata veprojnë brenda atyre mjediseve. “Nuk ka të bëjë me notat apo pagën, ka të bëjë me bashkëpunimin me njerëzit e tjerë, në një mënyrë të dobishme.”

Ukraina dhe Rusia patën rritje të dashamirësisë gjatë viteve 2020 dhe 2021. Gjatë vitit 2022, dashamirësia u rrit ndjeshëm në Ukrainë, por ra në Rusi. Pavarësisht nga përmasat e vuajtjeve dhe dëmeve në Ukrainë, vlerësimet e jetës në shtator 2022 mbetën më të larta, se sa në pasojat e aneksimit të vitit 2014, të mbështetura tani nga një ndjenjë më e fortë e qëllimit të përbashkët, dashamirësisë dhe besimit te udhëheqja ukrainase.

Besimi në qeveritë e tyre kombëtare, u rrit në vitin 2022 në të dyja vendet, por shumë më tepër në Ukrainë sesa në Rusi. Mbështetja e Ukrainës për udhëheqjen ruse, ra në zero në të gjitha pjesët e Ukrainës në vitin 2022. / Monitor/

shqiperia


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...