Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Autor i 7 vjedhjeve në banesa, në pranga 39-vjeçari në Vlorë (EMRI + VIDEO)
39-vjeçari dyshohet se vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.
17 May 2023, 10:08Nga A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Festim Gilani është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve në zonë. 39-vjeçari dyshohet se vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm 6", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
- F. G., 39 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:
1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;
2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”;
3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;
4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;
5. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;
6. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;
7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.