LIVE UPDATES
Aktualitet

Banka bllokon llogaritë e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit rrezikon të kalojë në pronësi të bankës

Dokumentat e siguruar nga Kronos zbulojnë se Banka Credins ka dhënë një kredi me vlerë 4.7 milion USD për kompaninë Integrated Technology Services disa muaj përpara se inceneratorët të sekuestroheshin nga SPAK. Kredia është lëshuar më 30 prill 2021 për llogari të kompanisë ITS në pronësi të Klodian Zotos, por peng është lënë kontrata koncesionare që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën  “Albtek Energy”.

23 February 2023, 20:17 Nga DOSJA
Banka bllokon llogaritë e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Ky i
Inceneratori

TIRANË- Pronarëve të inceneratorëve nuk u kanë mjaftuar 60 milion euro që buxheti i shtetit ka paguar për dy impianitet e Fierit dhe Elbasanit, por duke përdorur kontratat koncesionare kanë arritur të marrin miliona euro kredi në banka. Llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë bllokuar nga banka Credins në janar të këtij viti. Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion USD. Sot administratorët e përkohshëm nuk mund të përdorin asnjë qindrakë për mirëmbatjen e objekteve dhe remonteve duke rrezikuar degradimin e veprave.

Dokumentat e siguruar nga Kronos zbulojnë se Banka Credins ka dhënë një kredi me vlerë 4.7 milion USD për kompaninë Integrated Technology Services disa muaj përpara se inceneratorët të sekuestroheshin nga SPAK. Kredia është lëshuar më 30 prill 2021 për llogari të kompanisë ITS në pronësi të Klodian Zotos, por peng është lënë kontrata koncesionare që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën  “Albtek Energy”.

Edhe pse kontrata koncesionare nuk e lejon vënien kolateral për marrjen e kredive që nuk kanë qëllim ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zoto, e le peng në bankë. Kompania “ITS” u sekuestrua bashkë me inceneratorin e Fierit më 28 mars të vitit 2022 për llogari të hetimeve të nisura nga SPAK, duke ngrirë në këtë mënyrë dhe pagesën e kësteve të kredisë. Banka Credins dërgon disa shkresa në Agjencinë e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ku kërkon shlyerjen e kësteve të kredisë.

Ligji për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pronave nuk njeh pagesën e detyrimeve bankare në kohën që objekti është e bllokuar për llogari të një procesi penal.

“Ligji për adminsitrimin e pronave të sekuestruara nuk përfshin pagesën e detyrimeve bankare që kanë lindur para se vepra të sekuestrohej” thotë administratori shtetëror për inceneratorin e Fierit, Farudin Arapi.

Banka Credins në dhjetor të vitit të shkuar i drejtohet zyrës përmbarimore “Bailiff Officers” për të nisur procedurat e nxjerrjes së titullit ekzekutiv deri në shlyerjen e plotë të shumës 4.7 milion USD. Më 23 janar të këtij viti, përmbaruesi Alsid Kamberi kërkon ngrirjen për llogari të Credins Bank të llogarive bankare dhe pronave të kompanisë Albtek Energy. Albtek rezulton pronare e inceneratorit e Elbasanit, pasi sekuestrimi nga SPAK u bë disa ditë përpara se vepra të transferohej te bashkia Elbasan. Kërkesa e bankës kundërshtohet nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara. “Kredia është dhënë për një kohë më të gjatë se kontrata e koncesionit, 8 vjet, ndërsa objekti do të transferohej pas disa muajsh te bashkia e Elbasanit” thotë Farudin Arapi.

“Këto para janë marrë për rryshfete, korrupsion, për kompanitë e Mirel Mërtirit në Maltë, në Bullgari, për biznese të tjera që lidhen edhe me Zimbabven edhe me dosjen e ilacceve në Zimbabve.” Thotë ekonomisjta Brisida Shehaj.

Por ndryshe nga ajo që konstaton Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, banka sqaron se kompania ka dorëzuar dokumentate se nuk ka qënë nën hetim, apo e dënuar nga Gjykata në momentin e marrjes së kredisë. 

 “Banka nuk ka patur dijeni dhe as nuk ka patur mundësi të merrte dijeni për hetimet e filluara. Në dosje janë depozituar shkresat përkatese nga Prokuroria, Gjykata, dhe Përmbarimi, se shoqëria ITS deri në momentin e  aplikimit për kredi nuk ka patur çështje penale apo në ekzekutim/përmbarim.” thotë në një përgjigje për Kronos Banka Credins.

Administratori shtetëror i inceneratorit i kërkon Gjykatës të shfuqizojë urdhrin e Përmbaruesit, duke i kujtuar se ky vendim do të krijojë dëme të riparueshme në mjedis që prekin një komunitet të madh banorësh si në qarkun e Fierit dhe në atë të Elbasanit.

“Nëse llogaritë dhe asetet e shoqërisë paditëse do të bllokoheshin, do të shkaktohet një dëm i rëndë dhe i pariparueshëm sepse implikohen interesa të një komuniteti të madh dhe do të ndikonte drejtpërdrejtë në dështimin e kontratës koncesionare.”thuhet në kërkesën drejtuar gjyaktës nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Nëse Administratori shtetëror mbështetet në nenin 297 të Kodit të Procedurës Civile, ku ndalohen veprimet përmbarimore në momentin që çështja është nën hetim, banka mbështetet në një tjetër nen të Kodit të Procedurës Civile. 

“Pasi Banka Credins ka konstatuar vonesat në pagesat e detyrimeve nga ana e debitorit, i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Gjykata ka vlerësuar të drejtë kërkesën dhe ka lëshuar urdhrin për ekzekutim. Më pas, Banka me një kërkesë për vënien në ekzekutim, sipas nenit 515 të Kodit të Procedurës Civile ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv.”  shprehet Banka Credins.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se skema e përdorur nuk bie vetëm mbi bankën, por rrezikon që në të ardhmen kredinë ta paguajnë bashkitë me paratë e qytetarëve.

“Pas 6 vitesh, pas 26 milion euro investim, pas një kosto shumë të madhe në buxhetin e shtetit, Elbasani ndodhet në të njëjtën situatë para se të niste koncesioni dhe tashmë kredia rrezikon të paguhet nga bashkia, ose objekti t’i kalojë bankës.” thotë ajo.

Nëse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë konfiskimin e veprave, atëherë objektet e inceneratorëve do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe jo të bankës.

“Ligji e thotë qartë, nëse objekti konfiskohet, nuk shkon për bankën por i takon shtetit” thotë Farudin Arapi.

Pasuritë e marra nga drejtësia për llogari të shtetit kanë shkaktuar probleme të rënda në sektorin bankar dhe kanë rritur ndjeshëm kreditë e këqija në sistem.

Prej disa muajsh, Shoqata e Bankave po kërkon ndryshimin e ligjit për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurive, kërkesë që është pranuar nga qeveria. Institucionet janë duke punuar mbi amendimet e ligjit të cilat synojnë të njohin në një masë të caktuar edhe pagesën e kësteve të kredisë gjatë periudhës që pasuritë janë në sekuestrim apo kur konfiskohen.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë një inciativë në Kuvend për të ndaluar financimin e projekteve koncesionare ose në partneritet publik-privat me kredi, ndërsa si për këto kontrata si për pranimin e kompanive në tendera publikë, sipërmarrësit do të detyrohet të kenë të paktën gjysmën e vlerës së financimit.

“Kam marrë një iniciativë ligjore që të vendosim kufizime që në rastet e koncesioneve apo PPP-ve kompania duhet të ketë 50% të vkerës së investimit, njësoj edhe në fushën e tenderave publikë, që të mos rrezikohet zbatimi i kontratës apo të përsëriten raste të tilla.” thotë ajo.

Nisma është në fazën e diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë dhe që të miratohet i nevojtet patjetër konsensusi i mazhorancës.

Marrë nga MCN

credins bank inceneratori i elbasanit inceneratori i fierit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin