2 June 2022, 16:58
Nga DOSJA
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e muajit maj. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në total janë sekuestruar mbi 3.4 milionë euro pasuri. Gjithashtu bëhet me dije se janë dërguar për gjykim 6 procedime penaleme 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Gjithashtu janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar. Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët.
Njoftimi i plotë:
Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mos fillim i hetimeve.
Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Janë dërguar për gjykim 6 procedime penaleme 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë.
Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet.
Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar. Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët.
Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrjenë ambientet e vuajtjes së dënimit.
Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhuranga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
Aktualitet
2 June 2022, 16:44
Foto Ilustruese
FIER- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesdit&eu...
Aktualitet
2 June 2022, 16:04
Digjet makina
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë në ecje, në dalje të Tiranës. Ngjarja e rëndë ka nd...
Aktualitet
2 June 2022, 15:51
Makina e aksidentuar në Sarandë
SARANDË- Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mëso...
Aktualitet
2 June 2022, 15:49
Policia italiane
ITALI- Policia Rrugore e Perugias arrestoi një shtetas shqiptar, lindur në vitin 1992, për kthim në territorin komb&eu...
Aktualitet
2 June 2022, 15:43
Florian Përvathi
KAVAJË- Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit pi...
Aktualitet
2 June 2022, 15:21
Tomor Çela
TIRANË- Deportohet nga SHBA-ja, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997 në Tiranë, Tomor &Cced...
Aktualitet
2 June 2022, 14:59
Prokuroria e Sarandës
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skemën korruptive pë...
Aktualitet
2 June 2022, 14:48
Vellezerit Marku
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku. Orga...
Aktualitet
2 June 2022, 14:17
Thoma Gëllçi
TIRANË- Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është dënuar nga Gjykata e Posa&c...
Aktualitet
2 June 2022, 14:15
Foto ilustruese
DURRËS- Ngordhja e mijëra krerëve pulave në Durrës si pasojë e infektimit me influencës aviare po &ccedi...