26 March 2025, 09:11
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosovë. Më 23 mars, në Vushtrri 19-vjeçari, Ardit Zymeri u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij. I dyshuari u arrestua pak pak kohë pas vrasjes dhe në polici pranoi fajësinë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, ndërsa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.
Pa u shënuar 24 orë, një tjetër vrasje u shënua në Vushtrri. Pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen dhe më pas veten. Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.
Vrasja e fundit me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima raportohet se është 62-vjeçari, Naser Gashi. Përveç plagëve me armë dyshohet se ai kishte edhe një therje me thikë në gjoks. I plagosuri Miftar Miftari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar për rastin është Alban Gashi.
vrasje ne kosove ardit zymeri vrasje ne vushtrri
Aktualitet
26 March 2025, 09:04
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar në Haid. Arrestimi i të ...
Aktualitet
26 March 2025, 08:51
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit. Arrestimi i ...
Aktualitet
26 March 2025, 08:49
r.ll
ervin muça
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Mu&cc...
Aktualitet
26 March 2025, 08:19
r.ll
arber dhe erion veliaj
TIRANË- Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanis...
Aktualitet
26 March 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona m...
Aktualitet
26 March 2025, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive ...
Aktualitet
26 March 2025, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord ...
Aktualitet
26 March 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar, moti do të vijojë i...
Aktualitet
25 March 2025, 22:19
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton p...
Aktualitet
25 March 2025, 21:41
E. D
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka folur në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e onkologjikut. Stafa i ftuar n&e...