LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Papunësia dhe varfëria po zbrazin qytetet e fshatrat, në rajonet e thella shqiptare, emigrimi bëhet i pashmangshëm

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit me qendër në Tiranë, tha se thjesht vendosja e disa masave nuk do të mjaftonte për të ndaluar shpopullimin.

28 March 2023, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË- Mësuesi i anglishtes Xhevair Shaqiri thotë se nxënësit e shkollës së mesme ku ai punon në rajonin verior të Kukësit rrallë e lënë mësimin dhe ai e di pse. “Të gjithë duan të shkojnë në MB,” tha Shaqiri për BIRN. “Në fshatrat e largëta situata është shumë më dramatike. Çdo familje ka të paktën një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar.”

Mbretëria e Bashkuar thotë se 11,102 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla për në Mbretërinë e Bashkuar midis majit dhe shtatorit të vitit të kaluar, nga 800 gjatë gjithë vitit 2021 dhe kjo nxiti retorikën alarmante nga politikanët dhe tabloidët që raportonin për një ‘pushtim’ nga burrat shqiptarë të prirur për të kryer krime.

Në fillim të marsit, qeveria prezantoi në parlament një legjislacion të ri,  i ashtuquajturi projektligji “Stop varkave”, që do t’u jepte autoriteteve kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për t’i kthyer pas migrantët. Kritikët thonë se masat e reja shkelin të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht dhe mbetet për t’u parë nëse ato do të mund t’i pengojnë shqiptarët e dëshpëruar për një të ardhme më të mirë.

“Çdo ditë mendoj të largohem”, tha një kamarier 27-vjeçar në fshatin e mbuluar me borë të Kolesjanit, pak kilometra larg qytetit të Kukësit. “Çdo i ri ëndërron të largohet. Edhe kur takohemi bashkë, të vetmet biseda që bëjmë janë për largimin”.

Kamarieri, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se për të, masat goditëse nga Mbretëria e Bashkuar nuk ndryshojnë asgjë.

“Pa dyshim, ne duam të largohemi këtë verë,” tha ai.

Xhevair Shaqiri

Astriti, një tjetër banor i Kolesjanit, tashmë e ka provuar fatin në Britaninë e Madhe, duke emigruar në fillim të viteve 2000, për t’u deportuar pas një viti.

Mungesa e ndonjë perspektive për një të ardhme më të mirë po i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen, tha ai, dhe masat e marra në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i ndalin ata.

“Ata po largohen për arsye ekonomike,” tha ai, “dhe nuk shohin të ardhme këtu.”

Kolesjani është pothuajse bosh ditën që BIRN e vizitoi; disa të moshuar qëndruan në lokalin, ku kamarieri shpjegoi pse ishin larguar kaq shumë.

“Njerëzit largohen për shkak të papunësisë, varfërisë, nuk kanë mundësi punësimi dhe edhe kur janë të punësuar pagat janë shumë të ulëta”, tha ai. “Të rinjtë shikojnë miqtë e tyre dhe duan të largohen gjithashtu. Por ka raste që jo vetëm të rinjtë ikin, por edhe familje të tëra.”

Verën e kaluar, kur përdorimi i varkave të vogla për të kaluar Kanalin arriti kulmin, pati një rritje të lartë të numrit të llogarive anonime në TikTok  që reklamonin transfertat nga Shqipëria në MB. Shumica e tyre u mbyllën pas raportimeve në media, por migrimi vazhdon të mbetet një temë e nxehtë.

Fillimisht, politikanët shqiptarë u përpoqën të minimizonin shifrat, derisa të dhënat nga Instituti i Statistikave, INSTAT, zbuluan se rënia afatgjatë e popullsisë në Shqipëri ishte përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar.

Në vitin 2018 dhe 2019, norma vjetore e rënies ishte përkatësisht 0.2 dhe 0.3 për qind; ai u rrit në 0.6 për qind në 2020 dhe 1.3 në 2021.

Me lindjet që i tejkaluan vdekjet vitin e kaluar në Shqipëri, rënia e popullsisë fajëson vetëm emigracionin, veçanërisht tek të rinjtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria humbi 7.1 për qind të moshave 20-24 vjeç, ose pak më shumë se 15,000 persona; numri i 25-29 vjeçarëve ra me 6300 dhe ai i 15-19 vjeçarëve me 5900.

Edhe numri i fëmijëve ra ndjeshëm.

Qyteti verior i kukësit | Foto: BIRN
Qyteti verior i kukësit | Foto: BIRN

Andi Hoxhaj, lektor i drejtësisë në University College London, tha se problemet ekonomike po nxisin migrimin dhe përmendi ngjarjet e fundit si;  tërmeti shkatërrues i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe çmimet në rritje. Por, tha ai, po ndryshon edhe profili i emigrantëve të rinj.

“Shumica e shqiptarëve migrojnë me dëshirë për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike, korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe punësimit dhe pagave të ulëta,” tha Hoxhaj për BIRN. “Ajo që është magjepsëse është se nga emigrantët e rinj, ka shumë të me arsim të lartë dhe shumica prej tyre sugjerojnë se po humbasin shpresën.”

Qeveria shqiptare duket se është e paqartë në trajtimin e kësaj çështje. Për ironi, disa nga kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale në maj, madje kanë bërë fushatë mes shqiptarëve në MB.

Më 5 mars, Safet Gjici, kryebashkiaku në detyrë i Kukësit, u takua me shqiptarët në Londër dhe Birmingham. Disa ditë më vonë, Miftar Dauti, kandidati i Partisë Demokratike për qytetin e Hasit, pranë Kukësit, u takua gjithashtu me votues të mundshëm në Londër. Ai shkruajti në mediat sociale se “Fitorja më 14 maj fillon në Londër”.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit me qendër në Tiranë, tha se thjesht vendosja e disa masave nuk do të mjaftonte për të ndaluar shpopullimin.

“Politikanët fajtorë për korrupsion duhet të përfundojnë në burg dhe pasuria e tyre të konfiskohet,” tha ajo. “Ndërkombëtarët nuk mund të buzëqeshin, të takohen, të përshëndesin dhe të argëtohen me politikanët tanë të korruptuar dhe pastaj të presin që ne të besojmë në qëllimet e mira të pranisë së tyre në Shqipëri”.

Gjoni përmendi edhe izolimin e vendeve të Ballkanit në Evropë.

“Izolimi i vendeve të Ballkanit nga BE-ja nuk do ta ndalë migrimin: integrimi do ta ndalojë atë”, tha Gjoni për BIRN. “Në momentin që shqiptarët do të jenë të lirë të lëvizin, të kërkojnë një punë dhe të përpiqen të sigurojnë jetesën, pa u mbështetur nga sistemet false të azilit apo premtime të rreme nga krimi i organizuar, atëherë ky do të jetë momenti (dhe zgjidhja) që do të reduktojë migrimin. Deri atëherë, njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të kërkojnë një të ardhme më të mirë, sipas mënyrës së tyre.”

Shaqiri, mësuesi i Kukësit, tha se të rinjtë me të cilët është në kontakt çdo ditë duan të largohen “sa më shpejt në një vend më të mirë”.

“Ata largohen kryesisht për arsye financiare,” tha ai. “Ka edhe raste të tjera, kur njerëzit kanë pasur një punë me pagesë të ulët, por largohen në kërkim të një jete më të mirë”.

Marrë nga Reporter.al


Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa