29 January 2026, 14:22
Nga D.S
Foto Ilustruese
Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, që nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI konfirmoi për “Monitor” se është në rregull, sërish subjektet raportojnë probleme.
“Nuk shkarkoj dot asnjë faturë, akoma nuk punon tamam”, thotë I.K, një ekonomiste.
“Nuk punon ende, duhet ta tentosh 20 herë dhe sërish del mesazhi ‘ju lutem kontaktoni administratorin'” thotë një tjetër.
“Fakti që u hap një moment mori 2-3 komanda nuk mjafton për t’u quajtur funksional. Është totalisht jo funksional, nëse të duhet të provosh gjithë ditën për një veprim që kërkon 3 klikime, nuk besoj se mund të quhet funksional”, thotë Armand Mala, kontabilist.
“Shumicën e kohës nuk punon e nuk janë transmetuar të gjitha dhënat deri sot. As fatura nuk shkarkon dot veç sheh, thotë E.S, një ekonomiste.
Të tjerë ankohen që edhe kur arrijë ta aksesojnë faturat e blerjes u shfaqën fillimisht deri ato të datës 21 janar e më pas në 24 janar.
Burime nga AKSHI thanë sërish se sistemi punon. “Ndoshta ka pak ngarkesë por është totalisht funksional. Është rikonfirmuar disa herë sot”.
Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga e-Albania.
Dy ditë më parë, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.
Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve.
Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë./Monitor.al
e-albania sisteme self-care bizneset
Aktualitet
29 January 2026, 12:00
D.S
TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e mjeteve që ndod...
Aktualitet
29 January 2026, 11:56
D.S
FIER- Një konflikt në familje ka ndodhur në Fier, ku një ka dhunuar xhaxhanë e tij dhe kushëririn, ndërkohë...
Aktualitet
29 January 2026, 11:04
D.S
Eurot e sekuestruara
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar grekun, Grigorios Vlachopoulos, pasi dyshohet se po tentonte të kalonte ...
Aktualitet
29 January 2026, 10:18
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme p&eum...
Aktualitet
29 January 2026, 09:58
D.S
Foto nga vendgjarja
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin 32-vjeçar të automjetit që doli nga rruga dhe ra ng...
Aktualitet
29 January 2026, 09:47
D.S
KOSOVË- Mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtr...
Aktualitet
29 January 2026, 09:35
D.S
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërnd...
Aktualitet
29 January 2026, 08:35
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Sipas njoftimit të policisë, nën hetim jan&...
Aktualitet
29 January 2026, 08:16
D.S
Foto Ilustruese
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platform&e...
Aktualitet
29 January 2026, 07:31
D.S
foto ilustruese
Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i p...