20 March 2024, 07:17
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e më shumë terren importeve. Të dhënat e INSTAT për tregtinë e jashtme e shfaqin dukshëm këtë tendencë.
Zëri i importeve “makineri pajisje” ka qenë në rritje sistematike vit pas viti, pasi në një ekonomi në zhvillimin nevojat për prodhim rriten nga viti në vit. Por në dymujorin 2024, importet e këtij grupi shënuan rënie vjetore në vlerë me 9.5%.
Në janar-shkurt 2024 u importuan 18,1 miliardë lekë makineri dhe pajisje, nga 20,1 miliardë lekë në dymujorin 2023. Rënia e importeve në këtë zë, tregon krizën në të cilën po kalon sektori i prodhimit në vend.
Të goditur nga kriza e shumëfishtë, si rënia e euros, mungesa e kërkesës nga jashtë dhe rritja e pagave minimale, prodhuesit në vend që të investojnë, po falimentojnë. Një seri falimentesh po përfshin njësitë e vogla të sektorit fason që punësojnë deri në 130 punonjës.
Sektori i industrisë, që është importuesi më i madh i makinerive dhe pajisjeve, nuk po investon si pasojë e humbjeve që kanë pësuar nga kursi i këmbimit’
“Kemi bërë blerje vetëm në pajisje që janë prishur, pra vetëm zëvendësime për të mos ndalur totalisht prodhimin. Për investime të reja, as nuk bëhet fjalë” tha Alban Zusi, i cili drejton fabrikën e agropërpunimit INCA në Lezhë.
Sektori fason, në një pjesë të madhe, ka nxjerrë në shitje edhe ato makineri që ka, pasi porositë nga jashtë kanë rënë në mënyrë drastike.
Kriza në sektorin e prodhimit i ka hapur rrugë rritjes së importeve në të gjitha kategoritë, sidomos për ushqimet, metalet, dhe materiale që lidhen me industrinë e turizmit.. Në dymujorin e parë të 2024, importet në sasi ishin gati 20% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndonëse Shqipëria ka peshën më të madhe të bujqësisë në raport me madhësinë e ekonomisë, me gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian, në treg po mbizotërojnë ushqimet e importit.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga një vëzhgim në tregjet e pakicës, më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tezga janë nga importi.
Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.
Marrë nga Monitor
instat importe biznese investime
Aktualitet
20 March 2024, 07:16
M.B
Tirana
TIRANA- Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në...
Aktualitet
20 March 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshmë atmosferike falë ...
Aktualitet
19 March 2024, 22:12
N.F
Aleks Mhillaj
ITALI-33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë i cili humbi jetën në aksidentin r...
Aktualitet
19 March 2024, 22:06
r.ll
gentjan bejtja
TIRANË- Ekzekutimi i ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtjas vijon të mbetet ende pa autor të identifikuar, ndonës...
Aktualitet
19 March 2024, 21:25
N.F
Gani Bejtja
TIRANË- Babai i Gentjan Bejtjas i cili u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij ësht&eu...
Aktualitet
19 March 2024, 21:22
r.ll
pamje nga sazani
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opionion" u trajtua çështja e investimeve të reja që pritet ...
Aktualitet
19 March 2024, 21:11
N.F
Pamje nga zjarri në shtëpinë e barit
BELGJIKË- Tre shqiptarë janë dënuar me dy vite burg pasi u shpallën përgj...
Aktualitet
19 March 2024, 20:14
E. D
Policia
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u aksidentua me motor. Alfred Vocaj u përplasur me...
Aktualitet
19 March 2024, 20:08
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.9 në Durrës. Më...
Aktualitet
19 March 2024, 19:39
N.F
30-vjeçari shqiptar
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 30-vje&cce...