10 April 2023, 11:57
Nga F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e kërcënonin biznesmenin Eral Myftaraj. Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për njerëz nga Lezha e Burrelli, por që jetojnë në Kamëz.
Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë përveç atyre që janë arrestuar. Deri më tani janë vënë në pranga: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ndërsa i shpallur në kërkim është 38-vjeçari me inicialet L.K., për të cilin RENEA ka dalë në terren.
Si ndodhi kërcënimi?
Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.
kercenohet biznesmeni eral myftaraj shaqir alcani algert alcani edmir boci
Aktualitet
10 April 2023, 11:58
I.A
Foto nga bastet sportive
SARANDË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë për organizim të lojëra...
Aktualitet
10 April 2023, 11:48
I.A
Manovrat
TIRANË- Disa dejtues makinash janë gjobitur në Tiranë për manovra të rrezikshme. Mësohet se drejtuesit e m...
Aktualitet
10 April 2023, 11:46
F.M
Bashkia Tiranë
TIRANË- Anëtarët e familjes Alcani që kërcënuan biznesmeni Eral Myftaraj nuk njihnin humbje! Shaqir ...
Aktualitet
10 April 2023, 11:22
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona. Alg...
Aktualitet
10 April 2023, 11:00
f.i
Droga e sekuestruar
GREQI- Një shqiptar dhe 6 shtetas romë janë vënë në pranga në kuadër të një operacion...
Aktualitet
10 April 2023, 11:03
F.M
Arrestimi
ELBASAN- Janë zbardhur emrat e tre personave të vënë në pranga nga Policia e Elbasanit që kanë kërcë...
Aktualitet
10 April 2023, 10:49
F.M
Policia e Elbasanit
ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një i katërt është shpallur në k&eum...
Aktualitet
10 April 2023, 10:28
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- 13 persona kanë rënë në pranga në 24 orët e fundit në Tiranë. Në njoftimin...
Aktualitet
10 April 2023, 10:06
F.M
Foto Ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i cili ka kryer dënimin për vrasje dhe shumë vepra të tjera penale ka përplasu...
Aktualitet
10 April 2023, 08:40
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eu...