LIVE UPDATES
Aktualitet

Breshëri plumbash drejt Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij. Autorët dolën nga makina dhe e qëlluan sërish/ Zbardhet dinamika e atentatit në Balldren

Atentati ndodhi në dalje të Balldrenit ku fillimisht pamjet filmike tregojnë se makina me të cilën Kreshnik Mujeci dhe e shoqja po udhëtojnë, u pritet rruga nga një tjetër automjet.

5 May 2026, 20:33 Nga E.d
Breshëri plumbash drejt Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij.
Pamje nga vendngjarja

Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lala, publikoi këtë të martë detaje të reja nga atentati mafioz që ndodhi mesditën e së dielës së 26 prillit në Balldren të Lezhës. Sipas dokumentarit të transmetuar në ekranin e Neës24, nga zbardhja e rrethanave të ngjarjes, mësohet se, automjeti që qëlloi me breshëri plumbash drejt Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, Gentiana, ishte vënë në ndjekje, menjëherë pasi çifti lëvizi nga lokali ku drekuan dhe iu drejtuan banesës së tyre.

Atentati ndodhi në dalje të Balldrenit ku fillimisht pamjet filmike tregojnë se makina me të cilën Kreshnik Mujeci dhe e shoqja po udhëtojnë, u pritet rruga nga një tjetër automjet.

Gjë e cila mesa duke kuptohet menjëherë nga drejtuesi i automjetit, Kreshnik Mujeci i cili në këtë moment bën një tentativë të dëshpëruar për t’u kthyer pas, duke i dhënë një marsh indietro makinës.

Por pikërisht në këtë moment pas shpinës së makinës me të cilën udhëton çifti i bashkëshortëve, parakalon një tjetër automjet, që pasi del në krah të mjetit të viktimave që duket se ka ngecur tashmë në rrugë, qëllon pa ndalur me breshëri automatiku.


Makinë e qitësve e cila pasi ka qëlluar në ecje e sipër me plumba të panumërt ndaj makinës së çifitit Mujeci, që tashmë nuk kryen asnjë lëvizje, autorët vihen re teksa dalin tashmë nga makina e tyre dhe qëllojnë edhe njëherë papushim ndaj automjetit ku ndodhen çifti Mujeci.

Automjeti i autorëve që pasi ka kryer këtë masakër vihet re të lëvizë në drejtimin e daljes nga fshati Balldren.

Dhe bashkë me të, pas tyre edhe një automjet tjetër, që duket sikur i ndjek nga pas.

Do të ishte pikërisht kjo ngjarje e cila do të alarmonte edhe strukturat vendore të policisë të Policisë Lezhë, por do të thërriste në ndihmë edhe ekspertët më të mirë kriminalistë nga Tirana, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kryejnë një sërë veprimesh me metoda proaktive, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimit e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Hetime të cilat fillimisht nisin me administrimin dhe kqyrjen e të gjitha pamjeve filmike që lidheshin si me itinerarin e lëvizjeve të viktimave ashtu edhe dhe të autorëve.

Ku në bazë të kësaj analize u mund fillimisht të identifikohej njëri prej automjeteve që u përdor në krim.

Një automjet i markës ‘Audi A4’.

Por po kështu edhe autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kriminale.

Konkretisht, sipas policisë, Adriano Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Renato Mhillaj

Përkatësisht të moshës 22, 36 dhe 23 vjeç.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip ‘Audi’ A4,  i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkëautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë kqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip ‘Audi’ A4 ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci.

Më pas, një automjet tjetër, tip ‘Volksëagen’, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Por sipas Prokurorisë së Lezhës, bindja është se vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij Gentianës ka ndodhur për arsye hakmarrje.

Ndërkohë që vetëm dy ditë pas krimit mizor, policia mundi të gjejë në fshatin Torovicë, fare pranë vendit të ngjarjes, në banesën e shtetasit B. K, automjetin ‘Volksëagen Polo’, pa targa, të përdorur nga autorët.

Ku në brendësi të këtij automjeti, u gjetën në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56.

Ndërkohë që ajo që u konstatua ishte se automjeti kishte të thyer xhamin e pasmë si dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Po kështu në oborrin e shtetasit B. K u gjet një tjetër automjet identik me automjetin e parë.

Edhe ky automjet në pronësi të shtetasit B. K, por ndryshe nga i pari, ishte i pajisur me targa.

Do të ishte pikërisht zbulimi i këtyre automjeteve që do të çonte grupin hetues edhe në zbardhjen e dinamikës së krimit.

Dhe se si shtetasi Florin Mhillaj kishte mundur të siguronte këtë automjet që më pas ishte përdorur në ekzekutimin e çiftit të bashkëshortëve./BalkanWeb

atentat autore dinamika

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin