5 May 2026, 17:07
Nga D.S

Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës përfundoi një mision dyjavor në vend për të vlerësuar sistemin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Moneyval (një organ i Këshillit të Europës që vlerëson se si vendet anëtare dhe disa juridiksione të tjera zbatojnë standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) njoftoi në faqen e tij zyrtare këtë javë se një ekip ekspertësh zhvilloi vizitë në terren në Shqipëri nga 14 deri më 24 prill 2026, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve reciproke.
Qëllimi i këtij procesi është të vlerësojë sa sa me efektivitet po zbaton Shqipëria standardet ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, sipas metodologjisë së përditësuar të Financial Action Task Force (FATF).
Në njoftim thuhet se hapjen e vizitës, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi angazhimin e nivelit të lartë politik për forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vendit në fushën e luftës kundër krimit financiar.
Gjatë misionit, ekspertët e MONEYVAL zhvilluan takime me përfaqësues të ministrive, agjencive ligjzbatuese, institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe me struktura të tjera operacionale të shtetit.
Procesi përfshiu gjithashtu konsultime me sektorin privat, përfshirë banka, institucione financiare, noterë, avokatë, kazino, agjentë të pasurive të paluajtshme dhe organizata jofitimprurëse.
Ekipi vlerësues përbëhej nga ekspertë me përvojë ligjore, financiare dhe hetimore, të asistuar nga Sekretariati i MONEYVAL, duke reflektuar natyrën teknike të procesit të vlerësimit.
Raporti final pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen plenare të MONEYVAL në dhjetor 2026, një moment që mund të ndikojë në vlerësimin ndërkombëtar të Shqipërisë për përputhshmërinë me standardet financiare.
Rezultatet e raporteve të publikuara nga Moneyval marrin një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh ndikimin që kanë në perceptimin e profilit të vendit./Monitor.al
moneyval pastrimi i parave
Aktualitet
5 May 2026, 16:58
E.d
Klementin Islamaj
SARANDA- Policia ka arrestuar ditën e sotme Klementin Islamaj, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, në Koni...
Aktualitet
5 May 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë arrestuar pak kohë më parë një shqiptar, pasi u kap me 600 bimë kanabisi...
Aktualitet
5 May 2026, 16:23
E.d
Pamje nga aksidenti
VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet...
Aktualitet
5 May 2026, 16:10
E.d
Momenti kur Sazan Gjolena kryen testin e alkoolit
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një shofer furgoni, i cili transportonte nxën&...
Aktualitet
5 May 2026, 15:51
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar ndaj videos së publikuar nga konflikti në Golem. Uniformat blu theksojnë se, pjesa e...
Aktualitet
5 May 2026, 15:40
D.S
Nikoll Radaçi
DURRËS- Nikoll Radaçi, shoferi i automjetit që përplasi për vdekje dy të miturit në Durr&eum...
Aktualitet
5 May 2026, 15:22
D.S
Nikoll Radaçi
DURRËS- Fëmijët e Nikoll Radaçit kanë kërkuar sërish ndjesë për ngjarjen e r...
Aktualitet
5 May 2026, 12:21
I.A
ELBASAN- Të shtëna me armë kanë ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Mësohet se të shtënat me armë kan&...
Aktualitet
5 May 2026, 11:50
E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Avokatja e shoferit që shkaktoi vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri, Arta Gecaj ka tre...
Aktualitet
5 May 2026, 11:32
E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Nikoll Radaçin, shoferi i cili shkaktoi ak...