7 November 2022, 10:26
Nga F.M
Xherxh Laçi
TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij për gjashtë vite rresht ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Laçi ka rrëfyer se bashkëshorten e dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç nuk i linte të dilnin nga shtëpia në mënyrë që ata të mos infektoheshin. Ai është shprehur se po e ruante familjen nga ‘e keqja’ duke ndekur parimet e tij fetare, por që nuk ka pasur dhunë në asnjë lloj momenti.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t'i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin", ka pohuar Laçi.
52-vjeç u vu në pranga një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale. Fqinjët e familjes Laçi treguan për mediat se nuk i kishin parë kurrë familjarët e Laçit, gruan e fëmijët që të dilnin nga shtëpia. Dy fëmijët e mitur nuk frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Në banesë ata nuk kishin ujë, drita, televizor, dritaret i mbanin mbyllur. Furnizimi me ushqime bëhej nga vetë Laçi ose vëllai i gruas. Laçi ishte vënë në pranga në vitin 2013 pasi kishte terrorizuar lagjen me të shtëna me armë, por më vonë është liruar.
xherxh laci ngujohet familja ne tirane
Aktualitet
7 November 2022, 09:45
I.A
Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit për të lypur, 11 të proceduar...
Aktualitet
7 November 2022, 10:04
e.k
Ilir Turja
TIRANË- Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Duurës Ilir Turja është shkarkuar nga detyra. Vendimi u m...
Aktualitet
7 November 2022, 09:41
a.l
Besnik Simoni
LEZHË- Kanë përfunduar hetimet për përplasjen me armë zjarri në prill të këtij viti në Kall...
Aktualitet
7 November 2022, 09:34
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksi...
Aktualitet
7 November 2022, 09:04
a.l
Grabitet dyqani i telefonave
VLORË- Një dyqan telefonash është grabitur orët e para të mëngjesit të sotëm...
Aktualitet
7 November 2022, 08:57
I.A
Çun Lajçi
KOSOVË- Aktori shqiptar nga Kosova Çun Lajçi është kërcënuar në rrjetet sociale. Me an&...
Aktualitet
7 November 2022, 08:39
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një shqiptar ështrë arrestuar në Greqi për përdhunim. Protothema shkruan se shqiptari u arrestua...
Aktualitet
7 November 2022, 08:31
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mëngjessin e sotëm në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrol...
Aktualitet
7 November 2022, 08:21
F.M
Emigrantë
BRITANI E MADHE- Mediat britanike vijojnë të ndjekin me mjaft prioritet zhvillimet në lidhje me emigrantët shqiptarë...
Aktualitet
7 November 2022, 08:11
F.M
Dosja.al
Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend, Në faqen e parë të Dosja.al qëndron lajmin për arr...