3 September 2026, 21:50
Nga E. D
Burgu i Fierit
FIER- Dy të paraburgosur janë arrestuar dhe katër punonjës të Burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra, pas hetimeve për një telefon celular të gjetur në ambientet e burgut. Ngjarja lidhet me një kontroll të kryer më 24 qershor 2026 në dhomën ku vuante dënimin shtetasi K. C., ku u gjet një aparat celular i dyshuar.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë veprimeve të para procedurale u konstatua se në vendngjarje mungonte prova materiale, telefoni celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për dy të paraburgosurit. Ndërkohë, katër punonjës të Burgut Fier janë vendosur nën masat e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale:
Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K. C., u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.
Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilën ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:
-masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për shtetasit e paraburgosur K.C. dhe B.P.,
si dhe masat e sigurimit personal "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasit:
M.B.-me detyrë përgjegjësi i godinës B dhe C,
E. H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
S.H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
J.M -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A.
burgu i fierit
Aktualitet
3 September 2026, 21:33
E. D
pamjet
TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tir...
Aktualitet
3 September 2026, 21:11
E. D
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se para se të largohej në SHBA i ishte ofruar që të bëhej pjesë e administrat...
Aktualitet
3 September 2026, 20:40
E. D
Klodiana Spahiu
TIRANË- Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...
Aktualitet
3 September 2026, 20:35
E. D
Aktivistja Sidorela Vatnikaj
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar dy ditë më parë,...
Aktualitet
3 September 2026, 20:25
E. D
pamjet
VLORË- Dosja.al ka siguruar pamje të reja nga ngjarja e ndodhur në Orikum, ku Vasil Bedinaj i Regina Hotel denoncoi se ësh...
Aktualitet
3 September 2026, 20:22
E. D
TIRANË- Aktivisti Mirjan Aliaj komentoi mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me të vetët ditën e sotme, teksa theksoi se i vetmi institucion...
Aktualitet
3 September 2026, 17:47
E. D
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga konflikti fizik që ndodhi sot në Orikum, mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil...
Aktualitet
3 September 2026, 19:58
TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Në protestën e dje...
Aktualitet
3 September 2026, 19:57
E. D
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 95-të radhazi për largimin e K...
Aktualitet
3 September 2026, 19:55
KLP
TIRANË- Një situatë e pazakontë është krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa v...