Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.
TIRANË- Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.
Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim. Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita.
Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita. Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i ulët. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrinte në 447 vizita, ndërsa në SHBA në 245.
Dallimet në përdorimin e iA-së kanë rëndësi edhe për ekonominë. Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese, me potencial për të rritur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar mënyrën se si organizohet puna dhe ofrohen shërbimet.
Përdorimi i iA-së mund të ulë kohën dhe koston e kryerjes së një sërë procesesh, të ndihmojë bizneset në automatizimin e detyrave dhe analizën e të dhënave dhe të rrisë produktivitetin e punonjësve. Ndikimi pritet të shtrihet në sektorë të ndryshëm, nga arsimi dhe shërbimet te bujqësia dhe aktivitetet profesionale.
Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku produktiviteti dhe konkurrueshmëria mbeten sfida afatgjata, përhapja më e shpejtë e teknologjive të iA-së mund të ndikojë edhe në aftësinë e bizneseve për të konkurruar me kompanitë e vendeve më të zhvilluara.
Por Banka Botërore paralajmëron se përfitimet nga iA-ja nuk shpërndahen automatikisht. Vendet që kanë infrastrukturë dixhitale më të dobët, më pak aftësi teknologjike dhe kapacitete më të kufizuara llogaritëse rrezikojnë të mbeten pas ekonomive që e përvetësojnë teknologjinë më shpejt.
Kostoja e aksesit në internet mbetet një nga pengesat kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare prej 5 GB mund të kushtojë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një personi./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas k...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin ...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar ng...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...
Pamjet e publikuara në Opinion MORINË- Shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni u vendos në masën e arrestit shtëpiak mbr&eu...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Ilir Proda ka reaguar i acaruar ndaj uniformave blu që i shkuan për kontroll ditën e sotme n...
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla Ceno thotë se ka marr...
pamjet LALZ- Një vatër masive zjarri ka përfshirë pak më herët zonën e Gjirit të Lalzit. Siç shihet dhe...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme urdhër-arrestin e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hyseni. I ftuar n&...