Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar dhe më ka përdhunuar, kam nevojë për psikolog (VIDEO)
Gjatë një prononcimi për mediat, ajo shprehet se po përjeton një situatë të rënduar emocionale, duke shtuar se ka nevojë edhe për ndihmën e një psikologu.
15 September 2026, 10:27Nga E.d
Merita Gremaj
ROSKOVEC- Ish-partnerja e dajës së deuptetes socialiste Zegjine Çaushi, i cili disa ditë më parë plagosi me drapër ish-vjehrrin ka dhënë versionin e saj pas ngjarjes së rëndë. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo shprehet se po përjeton një situatë të rënduar emocionale, duke shtuar se ka nevojë edhe për ndihmën e një psikologu.
Merita Gremaj pretendon se ish-parteneri e ka dhunuar dhe përdhunuar, duke shtuar se e kërcënonte vazhdimisht. Në fund, ajo thotë se si pasojë e dhunës sistematike fizike nuk kishte fuqi as të lëvizte.
“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës më 13 shtator, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. Daja i deputetes socialiste është konfliktuar për motive të dobëta me ish-vjehrrin dhe e goditur atë me drapër. Sipas policisë, 52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit. Ai u arrestua nga policia ditën e djeshme./Dosja.al