Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në njoftimin zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kredia do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e miratuar në samitin e Hagës për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht se Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Në njoftimin zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kredia do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e miratuar në samitin e Hagës për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035. SHBA vlerëson gjithashtu Shqipërinë si një aleate të NATO-s, duke theksuar se ajo ka qenë e harmonizuar ngushtë me Uashingtonin në çështje kyçe të politikës së jashtme.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh për Financimin e Huaj Ushtarak (FMF), e cila do të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.
Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet. Si një aleate e NATO-s, Shqipëria është lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kritike të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e anëtares themeluese të Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thuhet në njoftimin e DASH.
Pas njoftimit të DASH, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili thotë se kjo marrëveshje është votë besimi strategjike e SHBA ndaj Shqipërisë dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes. Sipas tij, kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës.
“Departamenti i Shtetit njofton zyrtarisht ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF). Votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, tha Nufi në postimin e tij në Facebook./Dosja.al
pamjet MALLAKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Siç...
Joshanoviqi dhe Radosavljeviqi me Vlladimir Llazareviqin dhe shefin e Qarkut të Nishit dhe anëtarin e Partisë Progresive Serbe, Petar Baboviqin...
MILOT- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëm rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë ka h...
Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit z...
foto ilustruese TIRANË- Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake ...
TIRANË- Në shtatë vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme të forta në të gji...
TIRANË- Sot vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i k...
protesta 65 TIRANË- Gazetarja Carol Schaeffer ka publikuar një artikull në The New Republic të cilin e ka titulluar "Përshënd...
pamje nga protesta CËRRIK- Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për t...
PROTESTA 65 TIRANË- Ka përfunduar tubimi i 65-të i qytetarëve para goditjes së Kryeministrisë, i cili u karakteriz...