Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Agjentët e këmbimit valutor besojnë se rënia e Euros në këtë periudhë i detyrohet kryesisht efektit të sezonit veror. Piku i sezonit turistik shoqërohet me rritje të flukseve valutore hyrëse, që zakonisht gjatë muajve të verës sjellin edhe rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 93.36 lekë, niveli më i ulër i të gjitha kohërave.
Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.15%.
Agjentët e këmbimit valutor besojnë se rënia e Euros në këtë periudhë i detyrohet kryesisht efektit të sezonit veror. Piku i sezonit turistik shoqërohet me rritje të flukseve valutore hyrëse, që zakonisht gjatë muajve të verës sjellin edhe rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek.
Në të dhënat historike, kulmi i efektit sezonal në kursin e këmbimit shënohet në periudhën mes gjysmës së dytë të korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit. Në këtë kuptim, rënia e Euros duket në linjë me këto tendenca.
Megjithatë, përtej efektit të sezonit veror, zhvlerësimi i Euros është një tendencë e qëndrueshme që po vijon prej më shumë se një dekade dhe është theksuar ndjeshëm në vitet pas pandemisë.
Kjo periudhë përkon me ciklet e shpejtë të rritjes së sektorit të turizmit dhe atij të pasurive të paluajtshme. Vlerësohet se secili prej këtyre sektorëve ka dhënë efekt të rëndësishëm në rënien e kursit të këmbimit Euro-Lek, nëpërmjet rritjes së flukseve valutore hyrëse.
Bilanci i pagesave u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar dhe shënoi deficitin më të ulët historik.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për 2025 deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 178 milionë eurove, 70% më pak krahasuar me vitin 2024. Kontribuuesi kryesor ishte sektori i turizmit.
Ndërkohë, sektori i pasurive të paluajtshme ka tërhequr sasi të mëdha të investimeve të huaja, por paralelisht vlerësohet se thith edhe shuma të konsiderueshme të valutës prej aktiviteteve të jashtëligjshme të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.
Pasuritë e paluajtshme po dominojnë gjithnjë e më shumë investimet e huaja direkte.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ato sollën pothuajse 43% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte, duke arritur peshën më të lartë historike në strukturën e investimeve të huaja.
Statistikat tregojnë se në fund të tremujorit të parë, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme arriti në rreth 2.83 miliardë euro. Që nga fillimi i vitit 2020, stoku i investimeve të huaja në real estate është rritur me 486%.
Pjesërisht, rënia e Euros kundrejt Lekut besohet se po nxitet edhe nga një tendencë në tkurrje e ofertës së monedhës vendase në tregun e brendshëm, kryesisht për shkak të politikës fiskale të ndjekur nga Qeveria Shqiptare. Në vitet e fundit, buxheti po qëndron në suficit për pjesën më të madhe të vitit. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake ...
TIRANË- Në shtatë vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme të forta në të gji...
TIRANË- Sot vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i k...
protesta 65 TIRANË- Gazetarja Carol Schaeffer ka publikuar një artikull në The New Republic të cilin e ka titulluar "Përshënd...
pamje nga protesta CËRRIK- Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për t...
PROTESTA 65 TIRANË- Ka përfunduar tubimi i 65-të i qytetarëve para goditjes së Kryeministrisë, i cili u karakteriz...
protesta 65 TIRANË- Një aktivist ka paralajmëruar pjesëmarrjen masive të Diasporës në datat 14, 15 dhe 16 gusht. Ai thek...
KAVAJË- Një apartament në katet e sipërme të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavaj&eu...
Foto nga vendngjarja ELBASAN- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përf...
protesta e 65 TIRANË- Një prej folësve ka bërë thirrje të forta kundër qeverisë, duke i cilësuar protest...