20 March 2024, 19:22
Nga r.ll
todd robinson
TIRANË- Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson kreu vizitë dy ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime edhe me krerët e drejtësisë në vend. Robinson ka paralajmëruar se SHBA do të shpallë të tjerë zyrtarë të korruptuar non grata.
Ai shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin të gjitha mjetet si shpallja ‘non grata’ dhe sanksionet e vizave për t’u siguruar që zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar.
“Do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu vënë pas aktorëve të korruptuar dhe për të ndihmuar institucionet shqiptare që t’i vihen pas aktorëve të korruptuar. Kemi një numër mjetesh dhe shpalljet non-grata dhe sanksionet e vizave janë mes tyre, dhe ne do të vazhdojmë t’i përdorim ato sepse janë mënyra të efektshme për t’u siguruar që ata zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar dhe të gjitha mjetet që ne kemi në dispozicion do të vihen në punë kundër atyre aktorëve të korruptuar” tha ai për Top Channel.
Robinson tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet DEA-s dhe FBI-së po ndihmojnë SPAK në kapjen e të korruptuarve.
“Mesazhi i fundit është se qëllimi ynë është të vazhdojmë të ndihmojmë – kemi një ekip të shkëlqyer këtu. DEA është këtu. Departamenti i Drejtësisë është këtu. FBI është këtu. Po bëjmë punë të madhe me sistemin e burgjeve. Dhe synojmë ta vazhdojmë atë punë sepse është e rëndësishme për marrëdhënien Shtetet e Bashkuara – Shqipëri. Por më shumë sepse është rëndësishme që shqiptarët e zakonshëm ta shohin të bëhet kjo punë dhe të shohin që po mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Robinson.
tod robinson
Aktualitet
20 March 2024, 19:08
E. D
Të arrestuarit
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në disa banesa në Austri. Ata plaçkitën shtë...
Aktualitet
20 March 2024, 18:14
r.ll
ibrahim lici
TURQI- Autori i dyshuar i vrasjes së Endrit Mustafës, Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pa...
Aktualitet
20 March 2024, 17:32
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i ka vjedhur llogarinë në rrjetin sociale...
Aktualitet
20 March 2024, 17:23
r.ll
armando meshau, rei meta
TIRANË- Rei Meta, personi që grushtoi për vdekje Armando Meshaun, është dënuar ditën e sotme me...
Aktualitet
20 March 2024, 15:46
r.ll
foto nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në zonën e maternitetit të ri në Tiranë...
Aktualitet
20 March 2024, 15:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të zgjasë pjesëmarrjen e Forcave të...
Aktualitet
20 March 2024, 15:04
S.B
foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq rreth orës 13:50. Mësohet...
Aktualitet
20 March 2024, 14:28
N.F
Pamje nga ekstradimi
RINAS- Një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi ishte i shpallur në k&eum...
Aktualitet
20 March 2024, 14:12
N.F
Egzon Lusha
ANGLI- Një shqiptar është vënë në prnaga nga autoritet angleze pasi u kap brenda një shtëpie bari n&eum...
Aktualitet
20 March 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
MORINA- Katër persona janë arrestuar në pika të ndryshme kufitare në vend. Bëhet me dije se në Morin&eum...