LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më goditi me gotë birre, humba njërin sy”, autori dënohet “në gjendje të lirë”

Në video duket i dëmtuari Bergi Çeçaj që qëndron në një tavolinë. Nga tavolina ngjitur ngrihet një person, i merr gotën e birrës dhe e qëllon në fytyrë.

11 December 2023, 21:17 Nga I.A
“Më goditi me gotë birre, humba njërin sy”, autori
Foto Ilustruese

TIRANË- Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin e saj. Tefta Çeçaj iu drejtua emisionit “Fiks Fare” për një ngjarje që ka ndodhur në datë 8 nëntor 2022, te rruga “Tish Daia” në Tiranë.

“Ngjarja i ka ndodhur djalit tim Bergi Çeçaj, 33 vjeç. Ai ishte duke luajtur me shokët në një lokal të lagjes. Pasi përfundojnë lojën, djali qëndron për të parë një ndeshje. Shokët u larguan, në momentin që kthehet nga televizori dhe dikush i thotë që ju të rinjtë e sotëm s’dini të luani. Personi pas disa minutash ngrihet nga tavolina dhe e godet djalin me gotë birre në fytyrë. I thyhet gota e birrës në fytyrë. I shkëputet retina, pati shumë të çara në fytyrë”, thotë Tefta.

Më pas tregon se dëmtimet më të mëdha i pati në syrin e djathtë.

“Kur e çova për operacion për syrin, mjekja tha rrezik ia heqim syrin. Dhe me shumë përpjekje arritëm të shpëtojmë kokërdhokun. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Aty duket që ai ngrihet dhe e godet me forcë në fytyrë. Pamjet janë të tmerrshme”, vijon ajo, ndërsa i serviri emisionit investigativ edhe pamjet e ngjarjes.

Në video duket i dëmtuari Bergi Çeçaj që qëndron në një tavolinë. Nga tavolina ngjitur ngrihet një person, i merr gotën e birrës dhe e qëllon në fytyrë. Bergi vë duart në kokë dhe dyshemeja e lokalit mbushet gjithë gjak. Autori, sikur mos të kishte ndodhur gjë, ulët qetë – qetë në vendin e tij. Në lokal janë me dhjetëra klientë, por askush nuk i jep ndihmën e parë!

“Djali s’pati asnjë lloj ndihmë. As ai që e goditi. Edhe nga pjesëtarë të tjerë. Ka marrë fasoletën dhe i është drejtuar një taksie për në Spitalin Ushtarak. Rrugës i thonë është rast emergjent, e shoqëron policia në spital. Grupi i gatshëm e merr në pyetje dhe djali ka qëndrua 9 ditë në spital. Në momentin që bëmë denoncimin, personi u arrestua dhe u lirua të nesërmen. Personi quhet Nikoll Andoni. Nuk e di kush e liroi. Pa dalë asnjë gjë, as raporti”, tregon mësuesja, e cila për të përballuar shpenzimet e kurimit të djalit punon edhe një fasoneri part-time.

Ajo ka “luftuar” me sistemin e drejtësisë që autori të marrë dënimin e merituar. “Më thonë që autori është jashtë. Marr OPGj-në dhe i them më mbroni mua dhe atë. E arrestojnë dhe ai del pas 1 muaji sërish. Gjyqtari që kishte dhënë masën e sigurisë e akuzonte për plagosje të lehtë. Edhe sot e kësaj dite ai është i lirë. Hetimet i ka kryesuar prokurorja Suela Salavaçi. I kam bërë dy herë kërkesë për ta pyetur djalin si ndodhi ngjarja, ajo s’e ka thirrur njëherë të vetme” vijon Tefta, ndërsa thotë se pas shpërfilljes së familjes së saj, gjykata e dha vendimin.

“Çështja u gjykua më 16 nëntor të këtij viti. Vendimi ishte 3 vjet dhe me gjykim të shkurtuar, gjykatësi e dha 2 vite. Akuza ishte për plagosje e rëndë me dashje. Djali ka takuar personin autorin dhe ai s’ka kërkuar falje. Të paktën t’i përgjigjet edhe dëmit që bëri. Nuk e di! Personi, kur e takoi djali në lokal, i tha ‘mua s’ke çfarë më bën, sepse mua më mbron X-i’. Deri tani s’i ka hyr gjemb në këmbë” thotë Tefta, ndërsa tregon se djali i saj ka humbur syrin e djathtë dhe ka shenja të tjera në fytyrë.

Për ngjarjen janë bërë 2 ekspertime mjeko-ligjore. Fillimisht, ngjarja është konsideruar si plagosje e lehtë. Ekspertimi i parë është bërë në datën 30 nëntor 2022. U konstatuan shembje e indeve të buta të fytyrës të shoqëruar me plagë masive të mollëzës, faqes së djathtë, kapakëve të syrit të djathtë dhe të anës së djathtë të gojës. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mprehtës dhe hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë së përkohshme mbi 9 ditë. Ky ekspertim thotë dëmtime në kapakët e syrit, dhe jo në sy. Në fund e ka konsideruar si plagosje e lehtë!

Familjarët kanë këmbëngulur për një tjetër ekspertim mjeko-ligjor. Në datën 6 prill 2023 mjekoligjorët kanë përcaktuar se “tek Bergi Çeçaj është konstatuar konfuzion i bebes së syrit të djathtë, dëmtime të brendshme të syrit dhe humbje e shikimit qendror të tij. Dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre të rëndave, pasi kanë shkaktuar humbje të shikimit të syrit të djathtë, humbje e aftësisë së përhershme apo zvogëlim të aktivitetit jetësore në masën 1/3 – ën”. Kësaj herë, kanë faktuar dëmtimet reale, duke i konsideruar dëmtimet si plagosje e rëndë!

“E çova te kirurgjia plastike dhe më thanë nuk bëhet. Ai ka bërë operacion në një spital privat, kemi shkëputje të retinës. Pas operacionit djali akoma e kësaj dite nuk shikon. Do të bëj një operacion tjetër”, thotë Tefta. Fiksi kontaktoi edhe me Bergin. Fillimisht, i dëmtuari tregoi ngjarjen e datës 8 nëntor 2022. Sipas tij, goditja nga autori ka qenë e papritur.

“Unë isha me shokët duke luajtur me letra. Ikën të gjithë, një person që quhet Nikoll Andoni, filloi duke folur. I thashë ik se ti s’di të luash vetë. Pas kësaj ngrihet dhe më godet me shishe birre. Më pas ulet në të njëjtën tavolinë sikur mos të kishte ndodhur gjë fare. Ai nuk denjon as për të kërkuar falje. Të paktën të kërkojë të falur. Mirë që këtë s’e ka bërë, mirë që doli brenda nëntorit u lirua, dhe tani del e pi kafe para lagjes sime ku atje kalon babai, nëna dhe unë”, pohon 33 vjeçari.

Pasojat e ngjarjes së 8 nëntorit vijojnë edhe sot e kësaj dite. Ai ka bërë disa operacione, ndërsa do t’i nënshtrohet sërish një ndërhyrje në muajin janar të vitit 2024.

“Kam bërë 1 faciale, 2 për syrin dhe kam për të bërë një tjetër në janar. Syri është bërë nga e para, u shpërbë. Autori u lirua nga një vendim gjykate, dënim apo hetim në gjendje të lirë. Si mund të lirohet se ai është i rrezikshëm për plagosje e rëndë me dashje. Me një gjakftohtësi të madhe”, përfundon Bergi.

Por, ndryshe nga viktima e kësaj ngjarje që thotë se autori është i rrezikshëm, prokuroria dhe gjykata kanë qenë dashamirëse me autorin. Neni 88 i Kodit Penal, plagosje e rëndë me dashje, parashikon se; “plagosja e kryer me dashje, që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet”. Gjykata e dënoi me 3 vite burg, minimumin që parashikohej në Kodin Penal. Madje, edhe me gjykim të shkurtuar. Sikur mos të mjaftonte kjo, gjykata nuk nxori një urdhër ekzekutimi për të arrestuar autorin dhe të kryente 2 vite burg, por e la të lirë deri në gjyqin në Apel, i cili mund të zgjasë me muaj me radhë.

“Unë punoj 2 punë, jam mësuese dhe në dhjetor dal në pension. Burri pensionist, djali pa punë. 2 ditë para ngjarjes do të ikte në një kroçerë në Amerikë, iu hoq kjo mundësi. Unë kërkoj drejtësi, në mos gjykata pastaj nuk e di si mund të veprohet”, përfundon Tefta.

Marrë nga Top Channel

tefta Çeçaj

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa