13 October 2022, 14:02
Nga F.M
Fatbardh Mjeshtri
KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos u shpreh se Kenad Shira e ka kërcënuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit dhe e ka dhunuar. Gjatë një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja e rëndë.
“Ndodhi ajo që ndodhi. Nuk e uronim që të ndodhte, nuk ishim përgatitur të ndodhte kjo ngjarje. Kenadi e kishte ngacmuar vajzën. E ka ngacmuar, e ka dhunuar dhe e ka kaluar edhe në depresion duke e kërcënuar përmes telefonit. I ka marrë fotot dhe i ka thënë ‘nëse nuk bën ato që të them unë, do të të nxij jetën në rrjetet sociale’. Vajza ka kaluar në depresion, e kemi çuar dy herë në urgjencë,”- tha vëllai i autorit të vrasjes së trefishtë.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.
masakra e klosit fatbarhd mjeshtri
Aktualitet
13 October 2022, 13:53
d.a.
Policia italiane
ITALI- Ai ishte në arrest shtëpie për grabitje, por u kap në mes të një mosmarrëveshjeje në rrug&e...
Aktualitet
13 October 2022, 13:50
F.M
Fatbardh Mjeshtri
KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos ka rrëfyer se si e kanë marrë vesh k&eum...
Aktualitet
13 October 2022, 13:38
F.M
Foto Ilustruese
TEPELENË- Një 71-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rën...
Aktualitet
13 October 2022, 13:26
F.M
Besnik Mjeshtri
KLOS- "Amanet fëmijët", këto kanë qenë fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve t&eu...
Aktualitet
13 October 2022, 13:27
A.B
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj
KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg&r...
Aktualitet
13 October 2022, 13:21
F.M
Kushëriri i familjes Shira
TIRANË- Kushëriri i familjes Shira ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur...
Aktualitet
13 October 2022, 13:19
e.k
Policia Durrës
DURRËS- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për v...
Aktualitet
13 October 2022, 12:41
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarje e rëndë e ndodhur një ditë m&eu...
Aktualitet
13 October 2022, 12:30
d.a.
aksioni i policise
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona pasi kërcënonin në rrjetet sociale një sht...
Aktualitet
13 October 2022, 12:02
e.k
Kenado Shira
KLOS- Masakra e ditës së djeshme e ndodhur në Klos ku babë e bir u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri ka tro...