LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vajza po ju marron në fshat”/ Mesazhi anonim që solli masakrën në Klos, kush e informoi babain e minorenes për lidhjet

Ngacmimet dhe lidhjet ai tha se i morën vesh përmes një mesazhi anonim që i kishte shkuar babait të vajzës, Fiqiri Mjeshtri, nga një person që rrinte në Angli.

13 October 2022, 13:50 Nga F.M
“Vajza po ju marron në fshat”/ Mesazhi anonim që solli
Fatbardh Mjeshtri

KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos ka rrëfyer se si e kanë marrë vesh kërcënimin që dy kushërinjtë po i bënin vajzës. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja e rëndë.

“Ndodhi ajo që ndodhi. Nuk e uronim që të ndodhte, nuk ishim përgatitur të ndodhte kjo ngjarje. Kenadi e kishte ngacmuar vajzën. E ka ngacmuar, e ka dhunuar dhe e ka kaluar edhe në depresion duke e kërcënuar përmes telefonit. I ka marrë fotot dhe i ka thënë ‘nëse nuk bën ato që të them unë, do të të nxij jetën në rrjetet sociale’. Vajza ka kaluar në depresion, e kemi çuar dy herë në urgjencë”, tha vëllai i autorit të vrasjes së trefishtë.

I pyetur nëse Renato Hasulaj, djali i tezes së Kenad Shirës e ka ngacmuar vajzën, ai tha se minoreni ka pranuar se ka pasur pëlqim dikur, por komunikimet ajo i ka pasur afatgjata me djalin Shira. Ngacmimet dhe lidhjet ai tha se i morën vesh përmes një mesazhi anonim që i kishte shkuar babait të vajzës, Fiqiri Mjeshtri, nga një person që rrinte në Angli.

“Renato ka pranuar se ka pasur pëlqim dikur, por ishin ndarë. Vajzën nuk e dinim se kush e kërcënonte. Kanë vazhduar komunikimet në një lidhje të gjatë me djalin Shira. Fatbardhi u shpreh se vëllai i ndjerë e kishte marrë vesh se po i shantazhonin të bijën nga një mesazh anonim. Një çun vëllai e kam në Angli dhe i dërguan një mesazh ku thuhej “Bro, kujdes se vajza e Fiqriut ka të bëjë me një djalë. Më vjen keq për ju se po marroheni”. Ai ia nisi këtë mesazh babait të gocës. Këtë mesazh ma tregoi vëlllai. I thashë janë mesazhe anonime, mos u shqetëso. Kam takuar babain e Renatos dhe i tregova këtë mesazh, i thashë se goca ka kaluar një traumë. I ati i tij më tha se nuk ka mundësi, do ta pyes çunin dhe do të flasim bashkë. Djali nuk e pranoi një gjë të tillë. Ishte takimi i parë që ka ndodhur rreth një javë.  U takova vetëm unë me Renaton dhe babain e tij. Ai tha nuk është e vërtetë. Ai më tha se ka pasur pëlqim, e më tha për Kenadin. Ai ka ardhur nga Durrësi në Klos, i ka bërë mesazh vëllait, më prit në Klos se jam një çun nga Klosi e kemi diçka për të folur. Vëllai më merr në telefon e më thotë se i ka shkruar. Vëllai ishte i revoltuar dhe i thashë lëre se merrem unë. E takova dhe i thashë se dua të të pyes diçka për Sarën. U futëm te makina e tij dhe i thashë merre babin në telefon e të vijë, se kemi diçka serioze për të folur. Lidhje me presionin e vajzës së vëllait, i thashë më shpjego pse e kërcënon. Djali u shpreh: Më ka bërë një ftesë dhe e kam pranuar. Kemi biseduar për një kohë të gjatë dhe në fund Sara i ka thënë se nuk mund të shoh si shok, se ti qenke djalë bukurosh dhe më ke prish mendjen. I thashë nuk të paska sharë, ajo të ka pëlqyer. E kur e pyeta për kërcënimin, i thashë se i ke marrë fotot nga rrjetet. ‘Jo tha, e kam bërë nga inati, se shkuan edhe me një djalë tjetër’. Ata ja faturonin njëri-tjetrin. Ai tha ‘dua t’i nxij jetën vajzës’,”- tregon Mjeshtri.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

fatbardh mjeshtri masakra e klosit

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...