10 February 2024, 19:40
Nga r.ll
pamje nga vendngjarja
KURBIN- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Pronari i firmës ku ndodhi atentati, Ardian Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojës, i cili ka qenë prezent.
Më pas kanë qëlluar drejt Gjeloshit dhe Selman Mihanes, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati. Dyshohet se kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet gjithashtu se njëra makinë ‘Range Rover’ është vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.
Policia e Kurbinit ka sekuestruar kamerat e biznesit në cilësinë e provave materiale. Ato besohet se mund të çojnë në zbardhjen e itinerarit të ndjekur nga autorët.
Ndërkohë raportohet se tre janë pistat ku po heton prokuroria për zbardhjen e atentatit që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë e dytë po heton atë të hakmarrjes, pasi në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi. Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.
ardian gjeloshi atentat ne kurbin
Aktualitet
10 February 2024, 19:19
r.ll
pamje nga zjarri
MEMALIAJ- Një tjetër vatër aktive zjarri raportohet nga jugu i vendit. Pranë fshatit Gllavë në Bashkin&...
Aktualitet
10 February 2024, 18:24
r.ll
zjarri ne vlore
VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë dhe si pasojë e erërave t...
Aktualitet
10 February 2024, 17:55
r.ll
droga e sekuestruar
ITALI- Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makin...
Aktualitet
10 February 2024, 16:34
r.ll
selami brahimi
SHKODËR- Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrë...
Aktualitet
10 February 2024, 16:13
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Janë sekuestruar në Elbasan disa pasuri të paluajtshme të cilat dyshohen se e kanë burimin nga veprimtari...
Aktualitet
10 February 2024, 15:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tre shqiptarë të arrestuar në Shqipëri të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë ek...
Aktualitet
10 February 2024, 14:26
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 45-vjeçari Bledar Xhufi, i shpallur në kërkim për trafik droge është arre...
Aktualitet
10 February 2024, 13:47
S.B
foto ilustruese
SKRAPAR- Arrestohet një 36-vjeçar me inicialet L.B nga policia e Skraparit ditën e sotme. Dyshohet se 36-vjeça...
Aktualitet
10 February 2024, 13:21
M.B
Foto ilustruese
FIER- 62-vjeçari me inicialet B. D., është arrestuar në Fier nën akuzat “Shkelja e rregullave të...
Aktualitet
10 February 2024, 12:52
E.d
policia
SHKODËR- Arrestohen një person ditën e sotme dhe procedohen 6 të tjerë për vepra penale të ndryshme, shp...