LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë ndodhi me burrin agresor

Floresha tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë. Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari hyri në biznesin, që kishin bashkë duke e goditur 3 herë në kokë, thyer celularin dhe gjuajtur me sende të forta.

2 May 2025, 21:56 Nga N.F
Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë
Foto

ELBASAN- Në Nëntor të vitit të kaluar, emisioni “Stop” trajtoi rastin e rëndë të zonjës Floresha Koçi, e cila prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, kur ajo zbuloi tradhtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua.

Floresha tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë. Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari hyri në biznesin, që kishin bashkë duke e goditur 3 herë në kokë, thyer celularin dhe gjuajtur me sende të forta.

Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit, kur Floresha do të merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti u konfliktua me vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit e mori atë vetë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Floresha dhe vëllai i sëmurë u lanë në arrest shtëpie, ndërsa Bledari sërish u la i lirë.

Pas transmetimit të emisionit “Stop”, avokati Arben Llangozi thotë se dy vëllezërit e Floresha Koçit janë liruar nga burgu dhe mbi ta qëndron një masë më e lehtë sigurie, për njërin detyrim paraqitje dhe për vëllain tjetër arrest shtëpie.

“Nga momenti që çështja u transmetua në emisionin Stop dolën një sërë provash të cilat ishin risi për hetimin. Nga ana jonë u bë një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila ka reaguar në mënyrë korrekte duke nisur një proces penal. Dhunuesi i vërtetë është para një hetimi penal, ky është kërkuar nga gjykata zëvendësimin i masave nga arresti në burg në detyrim paraqitje. Ndërkohë që për një shtetas tjetër arrest shtëpie.

Shpresojmë që në bazë të provave të paraqitura në emisionin Stop, të cilat janë marrë dhe pranë institutit të vuajtjes së dënimit në Elbasan, që është një risi për të gjithë mediat. Është media e parë që i është drejtuar IEVP-së dhe ka marrë një intervistë pranë këtyre institucioneve dhe provave të tjera të akumuluara nga emisioni Stop ka arritur në konkluzionin që kemi një vepër penale. Shpresojmë që së shpejti dhunuesi i vërtetë të jetë para përgjegjësisë penale”, tha avokati.

Avokati Arben Llangozi shprehet gjithashtu se për këtë rast, Gjykata e Elbasanit pasi pa të gjitha provat vendosi masën “dënim me një vit burg” për Bledar Koçin, ish-bashkëshortin e zonjës dhe hetimi për çështje të tjera penale vazhdon.

“Në lidhje me denoncimet që janë bërë në emisionin Stop për dhunën e ushtruar nga shtetasi Bledar Koçi ndaj shtetases Floresha Koçi për dhunë në familje Gjykata në Elbasan vendosi deklarimin fajtor të shtetasit Bledar Koçi dhe dënimin e tij me një vit burgim. Në lidhje me këtë shtetas janë një sërë veprash të tjera penale, të cilat janë duke u hetuar dhe një pjesë e tyre duke u gjykuar dhe shpresojmë që ligji të vendosë dorë mbi veprimet kriminale të këtij shtetasi dhe të jetë në kushte burgimi ashtu siç ishin dhe vëllezërit e shtetases Floresha Koçi”, sqaroi avokati./ TvKlan

bledar koçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin