17 December 2022, 11:00
Nga A.B
Marjeta Karaj dhe viktima (Menduh Shaban Kurt-Deda)
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masë 'arrest me burg', Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, krim horror i ndodhur në vitin 2017.
Karaj nuk e ka pranuar krimin e kryer para gjykatës, ndërsa në kërkim është shpallur i biri i saj, Besmir Karaj si bashkëpunëtor në krim. Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimën, me të cilin kishte dhe një lidhje intime. Dyshja kishin hapur një shoqatë bamirësie dhe Karaj i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja borxh viktimës, por ai nuk ia ka kthyer. Madje përj kohësh, fshihej prej saj dhe të birit.
Kështu, ata vendosën ta merrnin peng, ta dhunonin e ta vrisnin. Ngota dhe Besmir Karaj, e transportuan Menduh Kurt–Dedën, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
Por, krimi horror u zbardh pesë vite më vonë.
HISTORIA:
Vrasja makabër e 5 viteve më parë u zbardh 4 ditë më parë. Menduh Kurt-Deda sipas policisë së Shtetit u vra nga Besmir Karaj dhe shoku i tij, nën orientimin dhe udhëzimin e nënës së tij, Marjeta Karajt. Marjeta dhe Menduhu dyshohet se kishin patur një lidhje intime, përgjatë të cilës, ajo i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja për hapjen e një shoqate, para që burri nuk ia kishte kthyer. Moskthimi i borxhit përfundoi me një krim makabër ku Kurt-Deda u lidh dhe u dogj përsëgjalli./Dosja.al
marjeta karaj gazmir ngota menduh shaban kurt-deda
Aktualitet
17 December 2022, 10:54
A.B
Policia
TIRANË- Valentin Kaçorri nuk është emër i panjohur për policinë. 44-vjeçar i cili u arrestua nga 'Forca...
Aktualitet
17 December 2022, 10:46
a.l
Ushqimet fast food, si për shembull hamburger, dëmtojnë trurin
BRAZIL- Një studim i kohëve të fundit thotë se m&eu...
Aktualitet
17 December 2022, 10:50
A.B
Edmond Papa
TIRANË- Policia ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë 10 personave, dëshmitarë n&e...
Aktualitet
17 December 2022, 10:37
A.B
Forcat 'Shqiponja' shoqerojne Valentin Kacorrin
TIRANË- Arrestohet në kryeqytet Valentin Kaçorri. Forca e Posaçme “Shqip...
Aktualitet
17 December 2022, 10:23
a.l
Rruga Kukës-Shishtavec
KUKËS– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun Kukës. Mësohet se ...
Aktualitet
17 December 2022, 10:21
A.B
Policia
LEZHË- Policia ka vënë në pranga Emiljan Nikollin dhe Agron Danin pasi ishin shpallur në kërkim p&eum...
Aktualitet
17 December 2022, 10:09
a.l
Lezhë
LEZHË- Situata e motit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë deri më tani paraqitet pa probleme. Emergjencat Civile bë...
Aktualitet
17 December 2022, 10:10
A.B
Edmond Papa
TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeç, i cili u vra ditën e djeshme në zonën e Selitës, kishte ardhur...
Aktualitet
17 December 2022, 10:05
A.B
Besnik Pjetri
LEZHË-Besnik Pjetri, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij n&...
Aktualitet
17 December 2022, 09:57
a.l
Moti
DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktu...