20 June 2024, 13:03
Nga N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ditën e sotme ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e regjistruar një ditë më parë, ku një i ri u dhunua nga disa persona. Sipas njoftimit të policisë janë ndaluar dy persona mes të cilëve edhe 18-vjeçari i plagosur.
I riu ishte së bashku me një 40-vjeçar kanë goditur fizikisht njërin nga personat e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht 27-vjeçarin me inicialet A. D. Ndërkohë bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë ndërsa vazhdon puna për kapjen e tyre.
Njoftimi i plotë:
Korçë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt midis disa shtetasve, të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, vijuan veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore u ndaluan shtetasit: M. J., 18 vjeç (i dëmtuari nga konflikti i djeshëm) dhe A. B., 40 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
korce sherr arerstim policia
Aktualitet
20 June 2024, 12:43
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e nesërme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranë...
Aktualitet
20 June 2024, 12:41
I.A
Liviu Alexa
RUMANI- Gazetari rumun, Liviu Alexa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ka qenë student në Rumani, mu...
Aktualitet
20 June 2024, 12:30
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Tre persona jane arrestuar dhe dy janë proceduar penalisht ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se mes të ar...
Aktualitet
20 June 2024, 12:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2023, Shqipëria kishte të ardhurat për frymë sa 35% e mesatares europiane, duke u renditur e...
Aktualitet
20 June 2024, 11:53
N.F
Ura e Zogut
LEZHË- Prej disa ditësh mjete dhe punëtorë kanë shkuar pranë Urës së Zogut në lumin Mat. Mb&e...
Aktualitet
20 June 2024, 11:40
I.A
Policia
DURRËS- Një efektiv policie është sulmuar me thikë ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ngjarja ka...
Aktualitet
20 June 2024, 11:46
N.F
DPA
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezanton kalendarin e shfaqjeve të filmave në Kinemanë Verore, kushtuar 80-...
Aktualitet
20 June 2024, 11:26
N.F
Droga
GREQI- Autoritetet greke pas një operacioni antidrogë kanë vënë në pranga 3 shqiptarë. Mësohet se nga ky...
Aktualitet
20 June 2024, 10:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Përmes një urdhri të bërë publik ditën e sotme është bërë me dije se të...
Aktualitet
19 June 2024, 16:48
I.A
Policia
FIER- Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier ditën e sotme për shitje të lëndëve narkotike....