21 August 2026, 21:15
Nga E.d
Aktivistja
TIRANA- Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre në ditën e 83-të të protestës. Një aktiviste gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministisë, tha se qytetarët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.
E para në listë mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe të qeverisë, e cila ndiqet nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Më tej, ata kërkojnë ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Kërkesat e protestuesve:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
aktivistja protesta kerkesa
Aktualitet
21 August 2026, 20:53
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një aktivist ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit, duke e cilësuar atë të pafuqi...
Aktualitet
21 August 2026, 20:47
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në qytetin e Korç&eum...
Aktualitet
21 August 2026, 20:21
E.d
Pamje
VLORA- Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Dukat në Vlorë, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren...
Aktualitet
21 August 2026, 20:23
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Aktivisti Edison Lika deklaroi se lëvizja qytetare po bën histori dhe se protestuesit mbeten po aq të revol...
Aktualitet
21 August 2026, 19:53
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta qytetare ka shënuar sot ditën e saj të 83-të të revoltës kundër klasës politi...
Aktualitet
21 August 2026, 19:43
E.d
Protestuesi
TIRANA- Një protestues ka deklaruar se kjo protestë zgjoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Gjat&e...
Aktualitet
21 August 2026, 19:36
D.S
Protesta 83
TIRANË- Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, teksa protesta ka hyrë sot në ...
Aktualitet
21 August 2026, 19:00
D.S
puke
PUKË- Situata nga zjarret në rrethin e Pukës është përkeqësuar ndjeshëm, me të gjitha vatrat n...
Aktualitet
21 August 2026, 18:46
D.S
Flotila “Global Sumud”
VLORË- Flotila “Global Sumud” ka mbërritur në portin e Vlorës, d...
Aktualitet
21 August 2026, 18:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll...