LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e Flamurit Kombëtar! 70 vite nga lindja e Adem Jasharit, komandanti që sfidoi Serbinë dhe u shndërrua në HEROIN e "pavdekshëm" të Kosovës

Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë.

28 November 2025, 08:18 Nga M.L
Dita e Flamurit Kombëtar! 70 vite nga lindja e Adem Jasharit, komandanti
Adem Jashari

KOSOVË- Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, sot po të ishte gjallë do të festonte 70-vjetorin e lindjes. Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë.

Pas suprimimit të institucioneve të Kosovës në vitin 1990, lëvizja për organizim të armatosur mori tjetër dimension. Më 3 nëntor 1991, një grup veprimtarësh, mes tyre edhe Adem Jashari, udhëtoi drejt Shqipërisë për t’u stërvitur dhe për të marrë përgatitje ushtarake, duke hedhur bazat e organizimit që më vonë do të bëhej UÇK-ja.

Shërbimet sekrete serbe e identifikuan formacionin e armatosur dhe më 30 dhjetor 1991, një ekspeditë policore-ushtarake serbe ndërmori aksion për kapjen e tij. Pas përleshjes së ashpër, Jashari dhe grupi i tij kaluan në ilegalitet, ku qëndruan deri në nisjen e hapur të luftës çlirimtare.

Intensifikimi i aksioneve të UÇK-së u bë i dukshëm në shtator të vitit 1997, kur u sulmuan 12 stacione policore serbe. Pas rritjes së dhunës së forcave serbe, përplasjet kaluan në beteja të hapura.

Një prej tyre ndodhi në fund të nëntorit 1997, në Rezallë të Re, ku Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë, si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra dhe Ilaz Dërguti, arritën të ndalonin kolonën e rëndë serbe që synonte një operacion në fshatin Vojnik. Beteja u konsiderua fitorja e parë e njësive të UÇK-së dhe pati jehonë të madhe në opinionin publik.

Shtëpia e Jasharëve në Prekaz ishte prej kohësh në shënjestër të forcave serbe. Më 5 mars 1998, që në orët e para të mëngjesit, një rrethim i gjerë policor dhe ushtarak serb filloi sulmin kundër familjes.

Forcat serbe përdorën artileri të rëndë dhe përforcime nga Klinë, Mitrovicë dhe Gllogovc, ndërsa në shtëpi ndodheshin pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Jashari. Lufta dhe qëndresa heroike zgjati tri ditë, nga 5 deri më 7 mars 1998, ngjarje që sot njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Jashari u bë simboli kryesor i rezistencës për liri, dhe figura e tij vazhdon të vlerësohet nga personalitete ndërkombëtare. Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernard Kouchner, ka deklaruar se nëse do të ekzistonte një Çmim Nobel për sakrificë për lirinë, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës, një mirënjohje që përfaqëson kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit./ Dosja.al

adem jashari

Sondazh

Aktualitet 27 November 2025, 22:36

Triumf i Teatrit Kombëtar

TIRANË- Teatri Kombëtar i Tiranës ka shkëlqyer në Festivalin Moisiu, duke u kthyer në kryefjalën e këtij edicioni me n...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin