LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën pushtimin italian, vendi ishte shndërruar në një parajsë për hebrenjtë, kujton djali i zonjës Gerechter, Benjy Neumann.

28 May 2023, 22:16 Nga m.s
Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në
foto ilustruese

TIRANE- Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u dolën në mbrojtje hebrenjve, duke i fshehur në familjet e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi nazist. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj, nga 200 para Holokaustit në rreth 2 mijë, pas luftës. Në mesin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri ishte edhe Johanna Jutta Gerechter [Numann] dhe familja e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me djalin e zonjës Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut në Shqipëri, të cilët e kishin ndihmuar familjen e zonjës Gerechter.

Kjo fotografi është realizuar në gusht të vitit 1942, në fshatin Shkozet, në afërsi të Durrësit. Vajza, që shihet në të është 11 vjeçarja, Johanna Jutta Gerechter.

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1939, ajo dhe familja e saj u detyruan të largohen nga Hamburgu, për t’u shpëtuar nazistëve dhe shkuan në Shqipëri.

Gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën pushtimin italian, vendi ishte shndërruar në një parajsë për hebrenjtë, kujton djali i zonjës Gerechter, Benjy Neumann.

“Shqiptarët ishin shumë mikpritës. Hebrenjve u gjetën punë, familjes tonë si rrobalarës. Gjyshi im vizatonte simbole për bizneset. Në Shqipëri gjetën një mënyrë për të mbijetuar”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Por, më 1943, pasi gjermanët pushtuan Shqipërinë, situata ndryshoi. Megjithë rrezikun e madh, shqiptarët vazhduan t’i strehonin fshehurazi hebrenjtë.

“Holokausti na kujton një moment shumë të errët në historinë e botës. Nuk e di se me çfarë mund të krahasohet. Pastaj shohim një dritë shprese në Shqipëri. Qeveria dhe udhëheqësit fetarë bënë pjesën e tyre. Por ishin edhe vetë nerëzit. Ata besonin se duhej të kujdeseshin për mysafirët. Shtëpia e tyre është shtëpi e Zotit. Të gjithë jemi fëmijë të Zotit, pa marrë parasysh besimin fetar. Kjo është pjesë e kulturës shqiptare. Shqiptarët, myslimanë, apo të krishterë, dhanë besën dhe bënë gjënë e duhur”, thotë zoti Neumann.

Ai shprehet mirënjohës ndaj familjeve shqiptare, sidomos ndaj asaj të Njazi Pilkut dhe bashkëshortes së tij gjermane, Lisa Lotte Pilku.

Ishte origjina gjermane e zonjës së shtëpisë, ajo që ndihmoi Johanna Jutën dhe familjen e saj t’i mbijetojnë Holokaustit në Shqipëri, thonë për Zërin e Amerikës pasardhësit e familjes Pilku.

“Në një rast kur mamaja e Jutës së bashku me Jutën ishin në breg të detit, u ndaluan nga gjermanët. Ato e flisnin shumë mirë gjermanishten, sepse atje kishin jetuar. Mbrojtja e gjyshes ishte se ata janë kusherinjtë e mi nga Gjermania”, thotë Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

Elmaze Pilku, bashkëshorte e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut. “Po të diktohej që mbronte hebrenjtë, do ta pësonte, mund të vritej…”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazit dhe Lisa Lote Pilkut.

Zoti Neumann thotë se këtë histori e tregon vazhdimisht, që popujt e tjerë të mësojnë nga humanizmi i shqiptarëve në atë periudhë.

“Sepse vërtet besoj se shqiptarët janë një shembull që duhen ndjekur. Në veçanti kur flas me fëmijët në shkollë të mesme, ky është mesazhi im për ta. Mos u fshihni pas të tjerëve. Mund të jeni udhëheqës. Shqipëria ishte një vend i vogël, por që u ngrit kundër nazistëve dhe bëri ndryshimin”, thotë ai.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Shqipëria ra në duart e partisë komuniste. Familja Gerechter u detyrua të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Për vite me radhë zonja Gerechter u përpoq të kontaktonte me familjen Pilku, por pa sukses. Shqipëria ishte mbyllur si pasojë e një prej regjimeve më brutale në botë.

Prandaj, deri vonë ajo nuk dinte se pak pas largimit të familjes së saj nga Shqipëria, diktatura komuniste e pushkatoi humanistin dhe inxhinierin, Njazi Pilku.

“Enver Hoxhës nuk i levërdisi, sepse nuk i donte të zgjuarit dhe më 9 janar më 1945 e pushkatoi”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

“Për pushkatimin e gjyshit tim Juta mori e vesh në momentin kur erdhi në Tiranë dhe ka qenë shumë e trishtuar. Imagjinoje pas 46 vitesh, ajo ka kuptuar se gjyshi im është pushkatuar”, thotë për Zërin e Amerikës Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.

Zonja Gerechter vdiq në prill të vitit 2017. Kujtimet e saj, ajo i la në një libër me titull “Ikja në Shqipëri: Kujtimet e një vajze hebre nga Hamburgu”.

Kontaktet mes familjarëve të saj dhe asaj Pilku në Shqipëri vazhdojnë. “Mirënjohja e atyre njerëzve, dashuria që ata dhanë, unë nuk di të shpjegoj dhe çfarë të them për popullin izraelit, popullin hebre. Një ngjarje që kishte ndodhur rreth viteve ’43-’44. Nuk e kishin harruar atë që kishin bërë gjyshërit e mi. Janë gjëra që ndodhin shumë rrallë”, shton zonja Pilku.

“Është një lidhje e fuqishme që është krijuar nga ata, por që ruhet edhe tani. Kjo është ajo që ndjejmë ne për Shqipërinë. Është vendi i duhur për të qënë, nëse je në vështirësi”, thotë zoti Neumann.

Më 1998 familja Pilku u bë pjesë e listës së personave që nderohen nga shteti i Izraelit për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në këtë listë bëjnë pjesë 75 familje shqiptare, por numri i atyre që ndihmuan besohet të jetë shumë më i lartë.

Marrë nga VOA

holokausti lufta e dyte boterore shqiperia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin